abrashi viziton familjen hertica

Abrashi dhe kandidatët për asambleistë vizitojnë familjen Hertica

Kandidati i LDK-së për kryetarin e Prishtinës Arban Abrashi ka koncentruar një pjesë të fushatës së tij në Gollak.

Ai si shpalon kandatja për asambleiste e këtij subjekti politik, Fiknete Bejta Netja, mbrëmë ka vizituar familjen Hertica, e cila gjatë viteve të 90-ta i kishte hapur dyert e saj për nxënësit e shkollave fillore e të mesme.

InfoGlobi ju sjell të plotë prononcimin e saj:

Mbrëmë sē bashku me kandidatin për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashin qëndruam në familjen Hertica.

Figurativisht kjo shtëpi simbolizon të gjitha shtëpitë shkolla të dhuruara me qëllim të shkëputjes së tërësishme të sistemit të arsimit , nga një shtet represiv me qëllime asimiluese. Janë mijëra familjarë anë e kënd Kosovës, të cilët gjatë viteve 1992- 1999 lejuan shtëpitë e tyre për zhvillimin e mësimit shqip.

Kur jemi në këtë temë asesi nuk mund të mos e kujtoj babin tim i cili në shtator të vitit 1993 po sikurse familja Hertica , Rama etj, ja dha qeverisë së Kosovës ( Qeverisë Bukoshi) shtëpinë e tij në Prapashticë për Ambulantë Shëndetësore. Të kuptohemi se babi im i ndjer asnjë sakrificë materiale dhe fizike nuk e ka bërë për lavde por vetëm nga vullneti për të kontribuar sadopak për kauzën e mosnënshtrimit qytetarë .

LDK është e fuqishme në Gollak jo pse ka “strukturë të denjët” dhe që din t’i respektoj figurat e merituara të asaj ane por pse njerëzit e kësaj pjese nuk frymojnë ndryshe përveq si LDK.

Banorët e Gollakut #Lidhjen e shohin si #besë e #nder për ta dhe jo si mundësi për përfitime materiale apo avansime në pozita për familjarët e tyre.

LDK në këtë pjesë ka qenë bastion dhe vazhdon të jetë e fuqishme më shumë se kurrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.