cornelia abel, transparency international

Abel: Korrupsioni, problem i madh në rajon

Në një intervistë ekskluzive Cornelia Abel, Koordinatore e Programit për Evropën Juglindore, Europën dhe Azinë Qendrore të organizatës Transparency International, tregon për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit (IPK) për vitin 2011 në vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas saj, korrupsioni është i shtrirë pothuajse në të gjitha vendet ballkanike, përfshirë këtu edhe Kroacinë, e cila ka nënshkruar Traktatin për asociim me BE-ë. IPK është nën 5 në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, që do të thotë se korrupsioni është problem i madh në këtë rajon. Indeksi i vendit që konsiderohet më i pakorruptuar është 10, shpjegon Abel.

Intervistoi: Evliana BERANI

Në një intervistë ekskluzive Cornelia Abel, Koordinatore e Programit për Evropën Juglindore, Europën dhe Azinë Qendrore të organizatës Transparency International, tregon për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit (IPK) për vitin 2011 në vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas saj, korrupsioni është i shtrirë pothuajse në të gjitha vendet ballkanike, përfshirë këtu edhe Kroacinë, e cila ka nënshkruar Traktatin për asociim me BE-ë. IPK është nën 5 në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, që do të thotë se korrupsioni është problem i madh në këtë rajon. Indeksi i vendit që konsiderohet më i pakorruptuar është 10, shpjegon Abel.

infoGlobi: Cilat janë gjetjet kryesore të Indeksit të perceptimit të korrupsionit (IPK), të publikimit të fundit të organizatës Transparency International, në lidhje me vendet e Ballkanit Perëndimor?

Rezultati IPK, i cili raporton perceptimin e njerëzve në mbi 180 shtete të botës është matur edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor.Për fat të keq edhe sivjet Raporti shpalon vetëm një mesazh: korrupsioni mbetet një problem i madh në këtë rajon! Te gjitha vendet e rajonit kanë indeksin nën 5, gjë që vetvetiu tregon se këto vende duhen ti përvjelin mëngë dhe të punojnë shumë për të arritur në shkallën që e kanë vendet me më pak korrupsion. Korrupsioni këtu është prezent në të gjitha sferat e jetës, dhe ai është shumë i lartë.

Rezultatet në vendet e Ballkanit Perëndimor renditen nga 2.9 (Kosovë) në 4.2 (Turqi), me Kroacinë (4.1) dhe Turqinë e cila gjendet pak mbi vendet e BE-së,  si Bullgaria (3.3) , Rumania (3.6), Greqia (3.4) dhe Italia (3.9).

Ekspertët dhe njerëzit e biznesit, të cilët ishin pjesë e kërkimit / anketimit të studimit të IPK-së, mendojnë se korrupsioni nuk është duke u trajtuar në mënyrë adekuate në Ballkanin Perëndimor.

infoGlobi: Publikimet dhe hulumtimet tjera kërkimore të TI, paraqesin rezultate të ngjashme, apo jo?

Një vlerësim i publikuar së fundmi nga Transparency International për pesë vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Kroacia, IRJ e Maqedonisë, Kosova dhe Serbia), tregon se ka ende mungesë të madhe të transparencës në financimin e partive politike në rajon. Edhe pse shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë përmirësuar legjislacionin që rregullon financimin e partive të tyre gjatë vitit 2010 (Kosova) dhe 2011 (Serbia, Maqedonia, Kroacia, Shqipëria), ato çalojnë në luftimin e korrupsionit prezent në këtë fushë. Në Shqipëri, për shembull, partitë politike për herë të parë do të duhet të raportojë mbi financimin e tyre vjetor për 2011 dhe është heret të flitet se si do të zbatohet një gjë e tillë në praktikë. Dhe kjo, sigurisht, nxit skepticizëm, i cili do të çonte në perceptimin se asgjë nuk ka ndryshuar gjatë vitit të kaluar.

Shembull tjetër është Agjencia Anti-Korrupsion e sapo themeluar në Serbi,  e cila ka detyra të qarta, p.sh. për të monitoruar financimin e partive, për të kontrolluar deklaratat e pasurisë, për të zhvilluar dhe çuar përpara strategjinë e re kundër korrupsionit në vend etj., por ajo vërtetë është e sfiduar në përmbushjen e detyrave, për shkak të kapaciteteve të saj momentale.

Dhe në Kosovë, edhe pse palët nuk kanë për të raportuar, nuk ka as format të standardizuar dhe as afat kohor të caktuar për përfundimin e këtyre raporteve, duke ia pamundësuar thuajse plotësisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të vlerësuar me kohë informacionin që ata marrin.
Sigurisht, kjo është vetëm një fushë e cila ilustron se pse korrupsioni, siç renditet nga IPK 2011, është perceptuar si problem serioz.

Çështje të tjera janë, qasje vazhdimisht e vogël në dokumente publike në të gjithë rajonin, pavarësisht nga fakti se ligjet për qasje në informata ekzistojnë në disa vende në Ballkanin Perëndimor për më shumë se një dekadë (p.sh. në Bosnje dhe Hercegovinë). Hulumtimi tjetër nga Transparency International i cili vlerëson masat mbrojtëse anti-korrupsion në administratën publike, gjyqësorin dhe legjislativin në Shqipëri, IRJ e Maqedonisë, Kosovë dhe Turqi, thekson se ndërhyrja politike po komprometon të tri këto institucione. Ligjet dhe politikat për të mbrojtur pavarësinë e institucioneve publike ose mungojnë ose nuk janë zbatuar si duhet në këto katër shtete, dhe situata duket mjaft e ngjashme me pjesën tjetër të rajonit.

Edhe Kroacia, e cila këtë vit mori miratimin për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, dhe të cilën IPK e rendit një shkallë më ulët, tregon se zbatimi i reformës legjislative ende nuk është arritur me të vërtetë.

infoGlobi: Cilat janë specifikat e secilit nga këto vende?

Dikush mund të gjejë apo të dyshojë në arsye të ndryshme për faktin se problemi në secilin nga vendet e Ballkanit Perëndimor mbetet mos kontrolli, pavarësisht nga përpjekjet e vazhdueshme nga ana e bashkësisë ndërkombëtare -p.sh. BE-së dhe Këshillit të Evropës – për të shtyrë përpara reformat kundër korrupsionit.

Situata e bllokuar politike, sikur rasti ku Parlamenti Shqiptar u mbajt peng dhe ishte thuaja se i bllokuar në pjesën më të madhe të vitit të kaluar, apo situata në Bosnjë dhe Hercegovinë gjatë vitit 2011, ku nuk pati aftësi për të krijuar qeverinë, natyrisht se pezullojnë reformat, duke përfshirë edhe ato në fushën e anti-korrupsionit. Duket se ende mungon vullneti politik për të zbatuar ndryshime të vërteta dhe të çrrënjosin korrupsionin në administratën publike, gjyqësorit dhe në fusha të tjera të sektorit publik.

IPK mat nivelin e seriozitetit të korrupsionit në sektorin publik në një vend të caktuar, por kjo nuk tregon se çfarë saktësisht mungon në legjislacionin kundër korrupsionit, apo se cilat fusha të sektorit publik janë më të prekura nga korrupsioni. Prandaj, një numër i madh faktorësh mund të ndikojnë në vlerësimin e dhënë nga ekspertë dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit në këto vende, pra unë nuk do të spekuloja për specifikat për secilin nga vendet e Ballkanit Perëndimor të përmendura këtu.

infoGlobi: A është e përfshirë Kosova dhe ku qëndron ajo në lidhje me perceptimin e pranisë së korrupsionit në sektorin publik?

Po, Kosova është e përfshirë. Ka pasur këtë vit përsëri, për herë të dytë me radhë, tre burime në dispozicion për të llogaritur rezultatin IPK-së për Kosovën, kështu që Kosova është e përfshirë. Nevojitet që të jenë të paktën tri burime të rëndësishme – kjo është kërkesë bazë për t’u përfshirë në IPK, në vitin 2009 kishte vetëm dy burime për Kosovën.

Sikur në vitin 2010, Kosova përsëri merr rezultatin më të ulët brenda nën-rajonit të Ballkanit Perëndimor, pra vetëm 2.9 pikë nga 10 gjithsej. Ky rezultat, i cili është nën 3, vë në pah se korrupsioni është endemik në sektorin publik të Kosovës. Siç tregon hulumtimi, nepotizmi dhe të ndërhyrja politike në administratën publike duke shmangur punësimin në bazë të meritës, dhe praktika e tenderëve një-burimore në prokurimet publike nuk është çrrënjosur përkundër kritikave nga Komisioni Evropian, dhe administratës publike ka dështuar për të treguar përgjegjësi ndaj qytetarëve të Kosovës, p.sh. nuk arrin të ofrojë qasje në informata, përkundër ligjit ekzistues për Qasje në Dokumente Publike.

Këto dhe tjerat praktika, natyrisht nxisin mosbesimin dhe perceptimin se praktikat korruptive janë të shumta në administratë, gjëra të cilat duket se janë reflektuar në IPK rezultatin e vitit 2011 për Kosovën.

infoGlobi: Si është puna me vendet e tjera që synojnë të bëhen pjesë e familjes së BE-së?

Situata nuk është premtuese. Turqia renditet në vendin 61, Kroacia dhe Mali i Zi ndajnë vendin e 66-të në shkallën e 183 vendeve ku IPK është matur.

Ato pasohen nga Republika e Maqedonisë e renditur në vendin 69, Serbia në vendin 86, Bosnja dhe Hercegovina në vendin 91, Shqipëria në të 95-in dhe Kosova në vendin 112.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.