Ballina / RAJONI / Abe: Serbia është çelësi i stabilitetit në Ballkan
abe dhe vuciq
Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Abe: Serbia është çelësi i stabilitetit në Ballkan

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mirëpriti të hënën kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe.

Kjo është vizita e parë e një lideri japonez në Beograd që nga shpërbërja e Jugosllavisë.

Abe po udhëton me një delegacion të udhëheqësve japonezë të biznesit dhe është planifikuar të takojë edhe kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq, dhe zyrtarë të tjerë.

Abe tha se Serbia “mban çelësin e stabilitetit” në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Zyrtarët japonezë thanë se vizita synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve dhe të zgjerojë shtrirjen diplomatike të Japonisë në Evropë.

Abe ndodhet në turne pesëditësh në Evropë, i cili ka nisur më 12 janar dhe mbulon gjashtë vende: Estoninë, Letoninë, Lituaninë, Bullgarinë, Serbinë dhe Rumaninë.

Provo po ashtu

tirane, shqiperi, holokausti

Monument për të kujtuar hebrenjtë

Shqiptarët, vepruan me vetëmohim për të mbrojtur hebrenjtë në një kohë kur pjesa tjetër e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.