fbpx
lumir abdixhiku_infoglobi

Abdixhiku : Zhbërja e Speciales do të kthejë Rezolutën 1244

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka theksuar se Kosova e ka pasur në obligimin e saj ndërkombëtar, themelimin e Gjykatës Speciale. Ai ka shtuar se zhbërja e saj do të mund të na kthente në fuqi rezolutën 1244.

“Pozicioni jonë si LDK, është i qartë. E kemi thënë se Gjykata Speciale është e padrejtë, por tash e kemi një obligim. Një situatë e tillë kërkon maturi prej institucioneve të Kosovës. Ne nëse duam mbështetje nga ndërkombëtarët, duhet ta dimë këtë punë si të harruar dhe se zhbërja e saj është e pamundshme”, ka shtuar Abdixhiku.

Sipas tij, çështja e liberalizimit të vizave, është në një ngërç, duke shtuar se përderisa kjo Qeveri është në pushtet, qytetarët do të mbesin të izoluar.

“Një qeveri që nuk artikulon idetë e veta edhe në parlament, nuk don të bëjë zgjidhje, por tenton të blejë kohë. Po punojmë vazhdimisht, por asnjë ndryshim nuk është deri më tani. Ne kemi dhënë qëndrimin tonë. Në momentin e parë që i ka votat për demarkacion kjo Qeveri, ne do ta votojmë. Nuk ka zgjidhje për të votuar demarkacionin aktual, sepse partitë e kësaj Qeverie kanë hedhur gaz dhe kanë krijuar trazira për këtë kauzë. Më parë mbajnë gjendjen në status – qou, se sa ta përpinë këtë fakt”, ka shtuar Abdixhiku.

Ai ka vlerësuar se kjo Qeveri ka edhe njerëz të paditur, sepse sipas tij, edhe nëse ratifikohet demarkacioni, do të kemi një proces gati njëvjeçar derisa merret vendimi për liberalizim të vizave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.