Ballina / KOSOVA / Abdixhiku: Tre ministra janë me aktakuza
lumir abdixhiku_infoglobi

Abdixhiku: Tre ministra janë me aktakuza

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku thotë se Kosova udhëhiqet nga njerëz që kanë vetëm fjalë për drejtësi. Sipas tij, rreth vete mbajnë njerëz me aktakuza për krim e ndikim parapolitik.

Ai përmend aktakuzat e tre ministrave, një deputeti dhe një këshilltari që deri më tani nuk kanë dhënë dorëheqje nga postet që mbajnë.

“Niveli përfaqësues i yni s’ka qenë kurrë më i ulët se kaq”, shkruan Abddixhiku.

Thotë se krimi trajtohet si i zakonshëm.

“Me aktakuzë për kapje e korrupsion janë 3 ministra të Qeverisë, 1 deputet dhe 1 këshilltar i Kryetarit të Kuvendit. Deri më tani asnjë dorëheqje, asnjë shkarkim, asnjë përgjegjësi. Krimi trajtohet si krejt i zakonshëm.

Udhëhiqemi nga njerëz që gojën e kanë plot me fjalë për drejtësi, por rreth vete mbajnë njerëz me aktakuzë për krim e ndikim parapolitik”, përfundon Abdixhiku.

@Fluidi

Provo po ashtu

sokol dobruna

Sokol Dobruna ftohet nga Gjykata Speciale

Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna, ka folur rreth themelimit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.