Ballina / KOSOVA / Abdixhiku: LDK e VV përafruan qëndrimet
lumir abdixhiku_infoglobi

Abdixhiku: LDK e VV përafruan qëndrimet

Ka përfunduar takimi i dytë i grupeve punuese në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Para pak çastesh ka përfunduar takimi i dytë i grupeve punuese në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Lumir Abdixhiku i cili është pjesë e grupit punues nga radhët e LDK-së, ka treguar se në këtë takim është diskutuar rreth temave të ndryshme.

“Njëjtë sikurse në takimin e parë edhe ky takim u zhvillua në një frymë shumë pozitive dhe përafrim të qëndrimeve mes dy subjekteve politike. Kjo agjendë synon të orientohet drejt temave të zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë, rendit dhe ligjit dhe politikës së jashtme. Sot kemi diskutuar në veçanti për formatin e qeverisë së ardhshme për 12 ministritë se si do të duken ato dhe si do të fuzionohen në ditët e para të Qeverisë”, ka treguar Abdixhiku.

Mirëpo, ai ka thënë se nuk ka pasur ndonjë emër konkret në lidhje me formimin e qeverisë.

“Në këtë fazë nuk kemi qasje të diskutimit të emrave konkret, ne synojmë të flasim për tema për zhvillimin ekonomik, për arsim e rend dhe ligj dhe për formatin e qeverisë dhe më pas do të jenë liderët që në bazë të rekomandimeve që do të jetë në diskrecion të tyre përcaktimi i emrave dhe ministrive”, tha ai.

Tutje Abdixhiku ka treguar se takimi i radhës do të mbahet ditën e hënë me fillim prej orës 15:00 dhe do të zhvillohet në zyrat e LDK-së. 

Provo po ashtu

media, gazeta

Pse kemi nevojë për gazetarinë

Shkruan: Marc Benioff* Eshtë një paradoks i kësaj kohe që jetojmë. Ne kemi një univers …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.