lumir abdixhiku_infoglobi

Abdixhiku i kujton kryeministrit premtimet për liberalizim

Drejtori ekzekutiv në Institutin Riinvest, Lumir Abdixhiku, e ka shfrytëzuar pasdarken e të hënës, për t’i kujtuar kryeministrit të vendit, Hashim Thaçi, premtimet të cilat i ka bërë për liberalizimin e vizave.

Ai në postimin e tij në Facebook ka treguar për ‘evoluimi i relacionit të Kryeministrit me liberalizimin e vizave nëpër vite’

Më poshtë janë disa nga citatet që Abdixhiu i nxjerr nga ‘arkivi’ për të përkujtuar se cfarë ka thënë i pari i ekzekutivi kosovar përgjatë viteve përkitazi me liberalizimin e regjimit të vizave.

Hashim Thaçi, 2010: “Për pesëmbëdhjetë muaj do të ndodhë liberalizimi i vizave.

Hashim Thaçi,2011: “Të nderuar të pranishëm, viti 2012 është vit i procesit të liberalizimit të vizave.

Hashim Thaçi, 2012: “Liberalizimi ende nuk ka ndodhur; por ne kemi deklaruar vitin 2013 si vit të liberalizmit, pra 2013-a është vit i liberalizimit të vizave.

Hashim Thaçi, 2013: Muajt në vijim janë vendimtar për procesin e liberalizimit të vizave”, ishte postimi i Abdixhikut. /InfoGlobi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.