Ballina / KOSOVA / Abdixhiku kërkon komision hetimor për paratë e shpenzuara nga qeveria
lumir abdixhiku_infoglobi

Abdixhiku kërkon komision hetimor për paratë e shpenzuara nga qeveria

Lumir Abdixhiku deputet i LDK-së, i cili ka folur në emër të GP të LDK-së ka thënë se tashmë që nga dita e parë e kësaj Qeverie është bërë traditë shpërndarja e parasë publike pa asnjë kriter dhe gjithçka kishte filluar me shpronësimin e tokave në Hade.

Ai tha se një praktikë e tillë po vazhdon edhe këtë vit, ku sipas tij, qindra mijëra euro jepen në mënyrë arbitrare.

“Jemi të shqetësuar që vetëm për dy muaj është shtjerr kaq shumë rezerva shtetërore”, ka thënë ai.

Keqpërdorime të tilla paraqesin shkelje të rënda kushtetuese si dhe përmbajnë edhe akte penale, andaj do të trajtohen.

Ne do të fillojmë mbledhjen e nënshkrimeve për krijimin e një komisioni që të kërkojë nga Qeveria informim për çdo cent që është ndarë nga buxheti i Kosovës dhe ku është shpenzuar”, ka thënë ai.

@Fluidi

Provo po ashtu

kadri veseli

Veseli: As ndarje , as Asociacion me kompetenca ekzekutive

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur për mediat gjermane rreth dialogut me …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.