Abdixhiku kërkon anulimin e vendimit për ‘Badovcin’

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se duke u thirrur në Ligjin për Ujërat e Kosovës, mbështetur në vendimin e Qeverisë për zonat e mbrojtura në Liqenin e Badovcit, Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka obliguar Komunën e Prishtinës që të bëjë anulimin e vendimit për kushtet ndërtimore për rastin e lagjes në afërsi të Badovcit.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës është e përkushtuar t’i mbrojë resurset natyrore të vendit.

“Mbi të gjitha, është e interesuar të dëgjojë zërin e padëgjuar të aktivizmit qytetar, që këtë herë ishte përcaktues në ngritjen e alarmit me kohë”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.