Abdixhiku anulon tenderin për autostradën Prishtinë-Gjilan

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit sot ka anuluar tenderin 110 milionësh të shpallur pa miratim buxhetor në kohën e tranzicionit qeveritar.

Ministri Lumir Abdixhiku tha se me këtë vendim, ne i kthejmë ligjshmërinë një procesi të rëndësishëm financiar për vendin. Sipas tij, 110 milionë euro s’mund të shpenzohen pa ligj dhe jo në këtë epokë të re qeverisëse.

“Qeveria e re i siguron banorët e Anamoravës se projekti i autostradës Prishtinë-Gjilan vazhdon. Është prioritet i programit tonë. Javën që vjen do t’i vizitoj punimet e deritanishme që duket se kanë mbetur prapa në kohë. Do t’i japim ritëm të ri”, shkroi Abdixhiku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.