fbpx
kuvendi, mosbesimi, mocioni

AAK – nismë për nënshkrimet për mosbesim Qeverisë

“Përfaqësuesit e AAK-së kanë vendosur të nisin mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve për votëbesimin e Qeverisë. Aktualisht ka shenja se edhe deputetë që vijnë nga pjesa tjetër e opozitës do nënshkruhen” ka deklaruar për infoGLOBI-n, Donika Kada Bujupi.

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë mund të ngrihet me propozimin e një të tretës (1/3) të të gjithë deputetëve të Kuvendit. Konsiderohet se mocioni i mosbesimit është pranuar, nëse për të kanë votuar shumica e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës ”Nëse mocioni i mosbesimit dështon, mocioni tjetër i mosbesimit nuk mund të ringrihet gjatë nëntëdhjetë (90) ditëve të ardhshme” ndërsa “nëse mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në dorëheqje”./infoGLOBI/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.