A vdiq Kleopatra nga kafshimi i gjarpërit?

Historia e Kleopatrës, mbretëreshës së lashtë të Egjiptit, e cila thuhet se ka vdekur nga kafshimi i gjarpërit është refuzuar dhe konsideruar si e “pamundur” nga Univeristeti i Akademikëve të Mançesterit.

Egjiptiologët dhe ekspertët e gjarpërinjëve kanë bashkëpunuar për ta ekzaminuar historinë e mbretëreshës, e cila thuhet se ka vdekur nga një kobra e fshehur në një shportë me fiqë.

Sipas studiuesve, një kobër nuk është aq e madhe sa të vrasë mbretëreshën dhe dy shërbëtoret e saj, por nuk është as aq e vogël sa të vendoset në një shportë të vogël fiqësh. Shkencëtarët hulumtuan nëse pohimet se Kleopatra vdiq nga ‘tri kafshimet’ është i vërtetë apo jo.

Kleopatra, e cila vdiq në moshën 39 vjeçare në vitin 30 p.e.r, ishte udhëheqësja e Egjiptit dhe më vonë u ngatërrua në luftrat e Perandorisë Romake për pushtet. Por historia dhe vdekja e saj janë bërë pjesë e një legjende të populluar, më së shumti e portretizuar nga filmat Hollywood-ian dhe nga komeditë televizive.

Duke u bazuar në historinë romake, ajo vdiq nga kafshimi i gjarpërit, të cilin mbretëresha e provokoi vet.

Por, egjiptiologët Joyce Tyldeslez dhe Andrew Gray, të Muzeut të Mançesterit, thonë se kjo histori nuk qëndron dhe është ekzagjeruar . Këtë konstatim ata e nxjerrin duke vënë në dyshim ‘madhësinë e kobrës’ dhe mundësinë që ta fusin atë në një shportë!

Sipas studimeve një kobër mund të rritet më së shumti 2.5m, prandaj edhe nëse disi mund ta kishte zënë, sërish janë gjasat e vogla që kobra ‘ta ketë kafshuar mbretëreshën dhe dy shërbëtorët e saj , brenda një kohe aq të shkurtër’.

“Është vetëm një mundësi prej 10% që të vdesësh nga kafshimi i kobrës. Shumica prej kafshimeve të tyre nuk lëshon helm”, ka thënë shkencëtari Gray.

“Nuk po themi se kobrat janë të parrezikshme: helmi mund të të shkaktojë nekrozë, e cila padyshim mund të të vrasë, por shumë ngadalë”, ka vazhduar Tyldeslez. “Prandaj është e pamundur të përdorësh një gjarpër për të vrarë dy apo tre persona njërin pas tjetrit. Gjapërinjët e përdorin helmin e tyre vetëm për gjueti, prandaj nuk është se e përdorin vazhdimisht”.

Dr. Tyldesley, autori i librit të Kleopatrës: “Egypt’s Last Queen”, është shumë kontradiktor kur bëhet fjalë për vdekjen e saj. Gjithashtu, për publikun po transmetohen shumë dokumetarë që e shtjellojnë më së miri këtë çështje, duke e studiuar Egjiptin që para faraonëve, ndërmjet marrëdhënieve me Greqinë dhe Romën e deri tek vetë vdekja e Kleopatrës. infoglobi/Diana Rexhepi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.