Ballina / Biznes / Karrierë / A po tërhiqet IPKO nga Kosova ?

A po tërhiqet IPKO nga Kosova ?

Drejtori i Përgjithshëm i IPKO-s Robert Erzin i është drejtuar kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj me një letër ku e informon për keqmenaxhimin e sektorit të komunikimeve elektronike në Kosovë.

“Unë po ju shkruaj në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të IPKO-s, me qëllim që t’ju informojë si kryeministër i sapozgjedhur për keq menaxhimin e mjedisit të komunikimeve elektronike në Kosovë nga institucionet tuaja, në veçanti për keq menaxhim nga Autoriteti Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare (ARKEP)”, thuhet në letrën e Erzin, që mbanë datën 11 tetor 2017 të cilën e ka siguruar Insajderi.

Erzin shkruan në letrën drejtuar Kryeministrit Haradinaj, se arsyet kryesore të kësaj gjendje janë sjellja e ARKEP-it karshi Ipko-s dhe në raport me skandalin Vala-ZMobile.

“Serioziteti i situatës mund të rezultojë që investimi më i lartë slloven në Kosovë të tërhiqet nga tregu”, ka shkruar ai.

Situata të tilla, sipas Erzin kërcënojnë investimet e ardhshme të IPKO-s, dhe lë përshtypje jo të mira për investitorët e tjerë.

“Një situatë e tillë kërcënon investimet e ardhshme të IPKO dhe rrezikojnë të nxisin një përshtypje shumë negative për çdo investim tjetër të huaj që do të bëhet në të ardhmen në Kosovë”, shkruan Erzin.

Drejtori i IPKO-s ka dhënë një varg arsyesh që mund të rezultojë që investimi më i madh Slloven në Kosovë të tërhiqet nga tregu.

ipko

Check Also

lekaj

Lekaj: Borxhi 63 milionë sipas Bechtel & Enka, nuk them se i paguajmë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot vizitoi punimet në autostradën “Arbën Xhaferi”, duke u njoftuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *