Ballina / BOTA / A po tensionohen raportet SHBA – Turqi ?
shba turqi rusi raketat

A po tensionohen raportet SHBA – Turqi ?

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, dërgesa e parë e sistemit raketor rus S-400 ka arritur në një bazë ajrore në kryeqytetin Ankara të premten.

Ky veprim pritet të zemërojë SHBA-të, që më parë kishin paralajmëruar se Turqia nuk mund të ketë as sistemin mbrojtës anti-ajror S-400 dhe aeroplanët luftarakë amerikan F-35.

Turqia dhe SHBA janë aleatë të NATO-s – por Turqia kohëve të fundit ka krijuar lidhje më të ngushta me Rusinë.
Turqia ka nënshkruar një kontratë për të blerë 100 aeroplanë luftarakë amerikanë F-35 dhe ka investuar shumë në këtë programin pasi kompanitë turke prodhojnë 937 pjesë të këtij aeroplani super-modern.

Por në të njejtën kohë Turqia ka ndjekur një politikë gjithnjë e më të pavarur të mbrojtjes pas marrdhënieve të tensionuara me SHBA dhe Evropën. Turiqa ka blerë sistemin e avancuar rus të mbrojtjes ajrore S-400 të për 2.5 miliardë dollarë dhe ka dërguar pjesëtarë të forcave të armatosura në Rusi për trajnim.

Zyrtarët amerikane të mbrojtjes kanë argumentuar se sistemi S-400 nuk është kompatibil me sistemin më të gjerë të mbrojtjes ajrore të NATO-s në rajon.

Zyrtarët thanë gjithashtu janë shprehur nuk dëshirojnë që aeroplanët e tyre F-35 të qëndrojnë pranë sistemeve të S-400, sepse kanë frikë se teknikët rusë do të mund të gjurmojnë dobësitë e aeroplanit F-35.

SHBA ka paralajmëruar se do të përjashtojnë Turqinë nga programi F-35 nëse marrëveshja S-400 vazhdon dhe se mund t’i vendos sanksione ekonomike.

Turqia nga ana e saj ka argumentuar se të dy sistemet do të vendoseshin në vende të ndara ndërsa se SHBA-ja ka qenë shumë e ngadaltë për të ofruar një alternativë mbrojtëse kundër raketave.

Provo po ashtu

Suzanne Eaton, greqi, krete

Skencëtarja amerikane u dhunua seksualisht

Sipas medieve greke, i dyshuari është i martuar dhe baba i dy fëmijëve nga Kreta …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.