Ballina / OP./INTERVISTA / A po shndërrohemi në makina???
I_Hart_Bra

A po shndërrohemi në makina???

Nuk mjafton më që të keni telefona të mençur, orë, televizione apo vetura të mençura. Në skenë po vijnë paisjet inteligjente.

Hulumtuesit në Microsoft kanë zhvilluar edhe një paisje ‘riçipetën e mençur’ e cila përbëhet mes tjerash nga senzorë psikologjikë’ të cilët do të moitorojnë aktivitetet e zemrës për të kuptuar gjendjen emocionale të gruas që i veshë ato!

Senzorët do të sinjalizojnë telefonat e mençur, të cilët më pas do të aktivizohen dhe të japin shenja të caktuara për t’i tërhequr vërejtjen gruas që të marr vendime më të mira dietale.

Sipas kompanisë Microsoft ‘recipeta nuk do të nxjerret në treugn e gjerë’, sepse produkti është dizejnuar më shumë për nevoja të mjekësisë.

“Reçipeta e mençur do të na mundësojë të kemi në dispozicion elektro kardiogramet e zemrës”, shpjegojnë prodhuesit.

Produkti i ri është rezultat i projektit të përbashkët të kompanisë Microsoft dhe Universiteteve Rochester dhe Southampton në Britani të Madhe. Ai u nis për të gjetur ndërlidhjen dhe ndikimin që ka ushqimi në aktivitetet e zemrës.

Shkencëtarët kanë përmbyllur fazën e parë të hulumtimit. Ata kanë përcjellur shenjat se sensorëve në një grup femrash që i kishin veshur ato. Senzori i vendosur në anën e majtë të recipetës ka matur aktivitetin e zemrës dhe ka regjistruar elektrokardiogramin (EKG), kurse sensori në anën e djathtë ka matur aktivitetin e lëkurës duke e monitoruar respiracionin (EDA).

Sipas tyre reçipeta u tregua paisje e suksesshme për të gjetur disponimin emocional të femrës po ashtu.

InfoGlobi ka raportuar disa herë se në disa kompani të botës po bëhen përpjekje për prodhimin e konfeksionit bionik. Krahas shkencëtarëve, në lojë ka kohë që janë futur edhe shtëpitë e modës. Një nga zbulimet e këtyre të fundit është edhe veshja transparente, e cila u prodhua kohë më parë, dhe e cila pavarësisht nga ngjyra që e ka, shndërrohet në transparente nëse ai/ajo që e mbanë të veshur është eksituar.

Rroba e cila kur eksitoheni shëndrrohet në rrobë transparente, a do e kishit veshur?

Ka edhe kompani të ushqimit që janë futur në këtë ‘biznes’ profitabil dhe që po përpiqen të prodhojnë paisje të ndryshme të njohura me termin ‘paisje me inteligjencë artificiale’, me qëllim që të bindin konsumatorët se ‘produkti i tyre ushqimor’ është në funksion të shëndetit të blerësit.

A do të shndërrohet njeriu në makinë falë teknologjisë e cila nuk kurseu as rrobat tona, është çështje që mbetet të shihet. . /infoglobi/e.b.

LEXO EDHE: Kush: Teknologjia njeriun, apo njeriu teknologjinë?

Shkrimet e autores mund t’i ndjekni edhe në Facebook

@InfoGlobi

Provo po ashtu

Luftë për të mbetur gjithçka siç ka qenë

Dush Gashi Kur dukej se qytetarët e Kosovës e kanë fituar pakthyeshëm lirinë e të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.