A po shkon Franca drejt karantinës?

Franca ka regjistruar 7,379 raste të reja të premten, numri më i madh i të infektuarve brenda 24 orëve që nga muaji mars kur është përhapur koronavirusi në vend. Edhe Italia ka regjistruar shifra të larta, konkretisht 1,444 të infektuar në 24 orë.

Presidenti Emmanuel Macron ka ngritur shqetësimet për kthimin e mundshëm të karantinës si pasojë e rritjes së rasteve të reja. Numri total i të infektuarve ka shkuar në 267,077.

Përkundër shifrave të larta, numri i viktimave dhe të shtruarve në spital është i ulët, deklarojnë autoritetet.

Të premten janë regjistruar 20 viktima të reja, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 30,596.

Presidenti Macron tha se rikthimi i karantinës mund të merret parasysh nëse rritja e numrit të rasteve të reja vazhdon.

Situatë shqetësuese edhe në Itali

Italia vijon të shënojë shifra të larta për shkak të koronavirusit. Në 24 orët e fundit janë shënuar 1,444 të infektuar dhe 1 viktimë.

Deri më tani numri total i viktimave në Itali ka arritur në 35,473. Ndërkohë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 266,853. Në 24 orë u kryen 99.108 tamponë, teksa në total janë kryer 8.509.618.

Edhe Spanja dhe Gjermania kanë shënuar rritje të numrit të rasteve të reja, derisa Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar për ringjallje të pandemisë në Evropë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.