A po ndodhë rimëkëmbja, prononcohet Hykmete Bajrami

Pas dështimit të miratimit të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike në sesionin e sotë të Kuvendit të Kosovës, kryeministri, Avdullah Hoti ka shkruar në Facebook se “rimëkëmbja po ndodhë”.

Hykmete Bajrami , Ministre e Financave dhe Transfereve ndërkaq ka shpaluar në shifra se çfarë po ndërmerr qeveria për zbutjen e pasojave ekonomike e financiare të shkaktuara gjatë pandemisë.

Postimi i plotë i ministres Hykmete Bajrami:

Nga fondi prej 365,000,000 euro i Programit për Rimëkëmbje Ekonomike, deri më tani janë ekzekutuar 137,000,000 euro për masat e pakos fiskale të kaluar.
Janë ndarë poashtu 5,000,000 euro për fushën e arsimit dhe shkencës si dhe 10,000,000 euro për Komunat e Republikës së Kosovës.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës kemi ndarë edhe 87,000,000 euro në funksion të zbatimit të Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike për financimin e masave si në vijim:
Për Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit janë ndarë gjashtëdhjetë milionë euro (60,000,000 €) për subvencionimin e linjës së pagave për bizneset aktive, bazuar në numrin e të punësuarve.
Për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale janë ndarë shtatë milionë e pesëqind mijë euro (7,500,000 €) për dyfishimin e pagesës së skemës së asistencës sociale për periudhën tetor-dhjetor 2020. Kjo pagesë realizohet në baza mujore së bashku me pagesën e rregullt të kësaj skeme sociale.
Për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural janë ndarë dymbëdhjetë milionë euro (12,000,000 €) për dyfishimin e shumës së subvencioneve, krahasuar me 2019, për secilën kulturë/masë, sipas kritereve dhe procedurave të Programit për Pagesat Direkte për vitin 2020 dhe udhëzimit administrativ (MBPZHR) Nr. 03/2020 për Pagesat Direkte në Bujqësi për vitin 2020.
Për Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit janë ndarë një milion euro (1,000,000 €) për mbështetjen e sektorit privat në fusha specifike.
Për Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit janë ndarë një milion euro (1,000,000 €) për mbështetjen e ndërmarrjeve publike.
Për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve janë ndarë dy milionë e pesëqind mijë euro (2,500,000 €) për përkrahjen e kulturës, rinisë dhe sportit.
Për Ministrinë e Zhvillimit Rajonal janë ndarë një milion euro (1,000,000 €) për zhvillim të balancuar rajonal.
Për Zyrën e Kryeministrit (Zyra për Komunitete), ndahen një milion euro (1,000,000 €) për mbështetjen e projekteve ekonomike të pjesëtarëve të komuniteteve.
Për Agjencinë për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit janë ndarë një milion euro (1,000,000 €) për fuqizimin ekonomik të grave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.