Ballina / TEKNOLOGJI / A po ju iriton kjo risi në Facebook
facebook

A po ju iriton kjo risi në Facebook

Facebook ka sjellë një risi që askush nuk po kërkon dhe e cila dikend ndoshta edhe iriton.

Ju nuk do të jeni më në gjendje të spiunoni njerëzit në Facebook, dhe ata të mos e dinë se jeni atje. Në profilin tuaj do të tregojë se kur keni qenë më parë aktiv. Një gjë e ngjashme ishte dikur në MySpace dhe tani është edhe në Facebook.

Portali Mashable ka zbuluar se Facebook tashmë po teston risinë, e cila tregon se para sa kohe keni qenë online.

Deri tani, ky “status online” ishte i dukshëm vetëm në Facebook Messenger, por tani të gjithë miqtë tuaj do të jenë gjithmonë në gjendje të shohin kur je në rrjetin social. Për fat të mirë, këtë opsion nuk do të jetë në gjendje t’i shohin  ata që nuk i keni miq në listën e kontakteve.

@Fluidi

Provo po ashtu

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë se vetëvrasjet përbëjnë një ndër 10 shkaqet kryesore të vdekjeve në Shtetet e Bashkuara. Dy adoleshentë kanë gjetur një mënyrë për të zvogëluar shkallën e vetëvrasjeve, falë një aplikacioni që përdoret në telefonat inteligjentë. Korrespondetja e Zërit të Amerikës Mariama Diallo bisedoi me shpikësit e tij, motër e vëlla, të cilët kohët e fundit u nderuan me një çmim nga shoqata amerikane jofitimprurëse e Shëndetit Mendor. Lajmi i vetëvrasjes së personalitetit televiziv Anthony Bourdain si dhe stilistes së famshme Kate Spade, tronditën mbarë botën. Ngjarjet ndodhën në të njëjtën kohë kur Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve publikoi një raport që dëshmonte një rritje me 25 për qind të vetëvrasjeve në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1999. "Të dhënat tregojnë qartë se problemi po përkeqësohet dhe ajo që nevojitet është parandalimi i vetëvrasjeve", thotë Deborah Stone e Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve. Charlie dhe Hannah Lucas, motër e vëlla, janë krijuesit e aplikacionit "NotOK", një mjet dixhital për të ndihmuar në trajtimin e problemit. "Aplikacioni “NotOK” është në thelb një buton paniku dixhital, që kur shtypet dërgon një mesazh me shkrim që thotë: “Nuk jam mirë! Më telefononi, më shkruani ose hajdeni këtu!”, thotë Charlie Lucas bashkëkrijues i aplikacionit. Mesazhi shkon tek një grup i parazgjedhur personash, deri në 5 kontakte të ngushta, së bashku me vendndodhjen e dërguesit të tij. Krijuesit e aplikacionit mbrritën tek kjo ide ndërsa Hannah luftonte me një sëmundje që i shkaktonte gjendje të fikti. "Quhet sindromi postural ortostatik i takikardisë. Në thelb më shkakton gjendje të fikti. Kam humbur ditë të tëra shkolle për këtë shkak, pasi isha gjithmonë ai fëmija i sëmurë, që kishte takime me mjekun, ndodhej në urgjencë, merrte serume, bënte analiza gjaku, gjithçka", thotë Hannah Lucas bashkëkrijuese e aplikacionit. Hannah thotë se shpesh kishte qenë viktimë e bullizmit në shkollë për shkak të gjendjes së saj. "Kisha gjithmonë frikë. Situata mbrriti në një pikë kur kisha frikë të largohesha nga krevati. Nisa të vuaj nga depresioni dhe ankthi, situata ishte vërtet shqetësuese, kisha çrregullime të ngrënies, dëshirë për të lënduar veten dhe përpjekje të shumëfishta për vetëvrasje. Ishte e tmerrshme", thotë ajo. “Kam qenë i paaftë ta ndihmoj për një kohë të gjatë sepse sa herë që ajo binte, unë nuk mund të isha atje, nuk mund ta dërgoja tek doktori, nuk mund të bëja asgjë për të. Pasi më rrëfeu idenë e saj, thashë pse jo… dhe po atë ditë krijova prototipin e aplikacionit", thotë Charlie Lucas. Aktualisht gjendja e Hannës është më e mirë. Ajo thotë se aplikacioni nuk është vetëm për parandalimin e vetëvrasjes, por mund të përdoret nga të gjithë ata që nuk ndihen mirë. "Pavarësisht asaj që po kaloni, duhet t’i ruani lidhjet me njerëzit, sepse izolimi i vetes thjesht do t'i bëjë gjërat më keq", thotë Hannah. Charlie dhe Hannah Lucas kanë fituar disa çmime për aplikacionin, përfshirë një të marrë së fundmi nga organizata amerikane jofitimprurëse e Shëndetit Mendor. Që nga dita që doli në përdorim për publikun e gjerë aplikacioni është shkarkuar më shumë se 15 mijë herë.

Një aplikacion që shpëton jetë

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë se vetëvrasjet përbëjnë një ndër 10 shkaqet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.