fbpx

A po i heton Kosova të arrestuarit e Kumanovës

Prokurori i Shtetit e Kosovës po heton një rast përkitazi me të cilin më 15 maj policia kishte kryer bastisje të shumta nën dyshimin se një numër personash ka planifikuar kryerjen e veprave penale në Kosovë.

Hetimet kanë filluar para se të ndodhin ngjarjet e fundit në Maqedoni, theksojnë në Prokurorinë e Shtetit.

Zyrtarët e këtij institucionit të drejtësisë nuk përjashton mundësinë se po bëhen hetime ndaj disa personave që kanë qenë të përfshirë edhe në ngjarjet e fundit në Kumanovë të Maqedonisë ku janë vrarë 8 policë dhe 9 persona të tjerë.

 ” Për sqarim të opinionit, në këtë rast mund të jenë të dyshuar persona të njëjtë, të cilët sipas informatave që Prokuroria i ka pranuar nga mediat, mund të kenë qenë të përfshirë në ngjarjet e ndodhura në Maqedoni”, thonë mes tjerash në Prokurori ku poashtu shpjegojnë se “veprimi hetimor bazohet në ligj dhe bëhet për shkak të rëndësisë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend, si dhe parandalimin e çfarëdo lloji të kryerjes së veprave penale”.

Më 15 maj infoGlobi ka raportuar për bastisjet që i kishte bërë Policia e Kosovës shtëpive të disa personave të arrestuar në Maqedoni./infoglobi/e