Ballina / PSIKOLOGJI / A po e çoni dëm jetën tuaj
vetmia

A po e çoni dëm jetën tuaj

Jeta është thesar, një dhuratë me potencial të pakufishëm. Por ne nuk përfitojmë gjithmonë prej peshës së këtij koncepti shumë të rëndësishëm.

Disa nejrëz thjeshtë nuk imagjinojnë si ta marrin “të gjithë tortën”, kështu që kënaqen me vetëm “një copë”, ose më keq akoma, me asgjë.

Shumë njerëz krijojnë kufi, limite, praktikisht justifikime. Mos krijoni pendesa sot, bëni atë që mundeni, edhe nëse nuk është e përsosur. Ja disa shenja që tregojnë se ne e çojmë dëm jetën tonë, dhe as nuk e pranojmë…

E mbani veten të trullosur e të “përmbytur”

Që nga klubet, skenat e mëdha teatrale, tingujt, fqinjët që jetojnë vetëm dhjetë metra larg, e deri tek reklamat që shihen kudo ku është e mundur, shoqëria moderne ka stimuj të gjithë-pranishëm.

Zhurma konstante e mbyt zërin tonë, por gjithashtu i gropos frikërat dhe dyshimet që kemi. Në këtë epokë të re, njerëzit janë krejt të mpirë mendërisht dhe shpirtërisht.

Ndërkohë që e keqja përgjithësisht heshtet dhe nuk i shohim e ndiejmë aq qartë dhimbjet e jetës, ne gjithashtu e shkëmbejmë prirjen tonë për gëzime dhe pozitivitet.

Njerëzit ose i tremben shumë, shumë momenteve të ulët, ose më keq akoma, nuk besojnë se i meritojnë momentet e lartë. Shpesh herë zgjedhin që thjeshtë të ekzistojnë, e jo të jetojnë.

– Ju e çoni kohën dëm duke mos marrë, ose shmangur vendime

Kur përballemi me zgjedhje të pafundme, ne ngecim në përpjekjet tona për të marrë “vendimin e përsosur”. Atë zgjedhje që do të bëjë gjithçka perfektë dhe që do të plotësojë çdo dëshirë tonën, duke dëbuar çdo frikë.

Ne duket se harrojmë që jemi në kontroll të jetës sonë, dhe kemi të drejtën të ndryshojmë mendje apo drejtim, në çdo kohë, për çdo lloj arsyeje.

Pavendosmëria të shpie në stagnim. Nëse nuk rrini në lëvizje dhe nuk bëni vazhdimisht lëvizjen që mendoni se është e duhura, jeta do e bëjë për ju. Dhe kështu do të gjendeni vazhdimisht në përpjekjen për të mbajtur kokën mbi ujë.

Kjo nuk do të thotë që duhet të lëvizni me shpejtësi skëterrë gjatë gjithë kohës, por jepuni zë nevojave tuaja dhe nderoni dëshirat e zemrës.

Ju rrethoheni prej shpërqendrimeve të pavlera

Më shumë se gjysma e aktiviteteve dhe produkteve janë bërë për të vrarë kohën, për të kaluar edhe një ditë.

Shpërqendrimet janë një ves absurd. Ti i hedh një sy telefonit për të parë kohën, dhe menjëherë harxhon një orë duke lexuar lajme për njerëz të famshëm. E nesërmja nuk është e garantuar, kështu që koha jonë është e vyer dhe duhet të vlerësohet dhe ndahet mirë.

Ka dallim mes harxhimit kot më kot të kohës, dhe marrjes së një pushimi. Harxhoni më pak kohë, merrni më shumë pushime, dhe mbi të gjitha, kushtojini vëmendje asaj që po bëni. Jini të pranishëm.

– Ju shkëmbeni disiplinën vetiake me kënaqësinë e momentit

Vetë disiplina është dhurata më e madhe që mund ti krijoni vetvetes. Zhvillimi i fuqisë së vullnetit tuaj, stërvitja e fokusit, zhvillimi i vetëdijesimit janë disa prej të mirave që forcojnë disiplinën tuaj.

E vetmja gjë që vërtetë e kontrolloni në jetë është vetja juaj. Ju nuk mundeni të detyroni të tjerët të bëjnë diçka, nëse ata nuk duan absolutisht.

Nuk mund të ndryshoni stinët, apo t’ia hidhni vdekjes. Ju mund të kontrolloni atë që bëni në jetë dhe sjelljet që ushqeni.

Kënaqësitë e momentit nuk ndërtojnë karakter, as nuk ju ndihmojnë të arrini objektiva produktive. Ju mund të ndiheni të pafokusuar dhe pa drejtim, kështu që zgjidhni të harxhoni kohë, në pritje që “qëllimi i lartë” të zbulohet vetë.

Jeta nuk funksionon asnjëherë kështu, por nëse do të funksiononte dhe qëllimi juaj do të zbulohej, a do të kishit ju burimet e brendshme për ta arritur? Nuk është e thënë të dini ku po shkoni, por udhëtimi gjithë-sesi do ju vlejë.

– Ju nuk i pranoni kurrë me të vërtetë, frikërat tuaja

Frika është një forcë e madhe, e cila mbizotëron mes injorancës. Ju nuk mund të injoroni një shqetësim dhe të prisni që të ikë vetë. Nëse injoroni frikën, ajo rritet dhe i maksimizon efektet e saj mbi jetën dhe psikikën tuaj. Njerëzit nuk e pranojnë frikën për shumë arsye të ndryshme.

Ata kanë frikë nga përmasa e terrorit, se nuk do të jenë në gjendje ta pushtojnë. Ata nuk duan të cenojnë krenarinë e tyre, duke pranuar se kanë frikë nga ndonjë gjë. Të mos përballesh me frikën, është si të zgjedhësh të mos pranosh dallgën që ngrihet dhe të habitesh kur nuk merr dot frymë pastaj. Shihni përtej egos suaj.

– Qëndroni vazhdimisht i zënë me punë

Ka një dallim mes të qenit gjithmonë i zënë dhe të qenit produktiv. Shumica e njerëzve qëndrojnë të zënë me punë, duke punuar më fort dhe jo më zgjuarësi.

Të qenit vazhdimisht i zënë është përmbledhja e gjithë pikave të mësipërme. Së brendshmi mbeteni të mbytur, duke u angazhuar në detyra që vetëm bëjnë të kalojë koha.

Jo çdo gjë që bëni është detyra më e madhe juaj, apo mes momenteve përcaktues të jetës suaj. Ka gjëra që ne bëjmë të cilat ndihmojnë të ruajmë cilësinë e jetës.

Ju e dini se kur po punoni me një gjë që nuk duhet. Qëndroni të vetëdijshëm për atë që keni në listë dhe përmbajuni detyrave më thelbësore.

Check Also

shtrati, femijet

Kur duhet të ndani shtratin me fëmijët

Kur bëhet fjalë për ndarjen e shtratit me fëmijën tuaj, kjo mund të jetë një …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *