Ballina / KURIOZITETE / A po dëshmohet: Qentë kuptojnë atë që u thuhet

A po dëshmohet: Qentë kuptojnë atë që u thuhet

Një hulumtim i para do kohe ka treguar se truri i qenit reagon në të folur ngjashëm me atë të njeriut, që qentë kuptojnë domethënie të ndryshme kur dikush u drejtohet dhe e njohin intonacionin e të folurit.

New York Times shkruan se në Hungari kanë trajnuar 13 qenë që të hyjnë në pajisjen për rezonancë magnetike (MRI) dhe të rrinë të qetë deri sa u drejtohen. Ata kanë përdorur, deri sa u janë drejtuar, intonacione të ndryshme, fjalë me kuptim me intonacion pozitiv si dhe fjalë pa kuptim me intonim pozitiv, madje kanë tentuar edhe ta ndryshojnë tonin.

Ata kanë zbuluar se qendtë reagojnë në kuptimin e fjalëve pa marrë parasysh intonacionin, duke i ndërlidhur me përvoja pozitive apo negative. Kjo në esencë është mënyra e njëjtë se si edhe njerëzit reagojnë në të folur.

Prijësi i ekipit shkencor Atila Adic ka rhënë se kjo tregon se lëvdata për qentë mund të ketë efektin e shpërblimit, por më së miri funksionon kur kuptimi i fjalëve dhe intonimi janë në harmoni, transmeton portali Klix.ba.

“Pra, qentë jo vetëm që dallojnë atë që ne themi dhe si e themi, por edhe mund t’i kombinojnë këto të dyja, për interpretim të drejtë të asaj që ato fjalë vëetet duan të thonë”, ka thënë Adic.

Provo po ashtu

Harxhoi 5 orë për të kthyer akrepat 60 minuta prapa!

Me telefonat inteligjentë apo me orët e teknologjisë së fundit, tashmë nuk është më e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.