Ballina / TEKNOLOGJI / A po bëhen robotët më të ngjashëm me njerëzit?
robotet

A po bëhen robotët më të ngjashëm me njerëzit?

Profesorët në Universitetin e Merilendit po mundohen që të përmirësojnë në mënyrë drastike inteligjencën artificiale duke u përpjekur që t’u mësojnë robotëve të mendojnë dhe të përdorin përvojat e kaluara për të kryer funksione të reja.

T’u mësosh robotëve veprimet më të thjeshta është e vështirë dhe kërkon kohë. Në këto pamje shihet një android teksa mundohet të palosë një bluzë, bazuar në një kod special.

Teksa kryen këtë veprim, paisja duhet të llogarisë përmasat, materialin dhe algoritmin.

Për inteligjencën artificiale është një operacion i ndërlikuar.

Por ekipi i shkencave kompjuterike në Universitetin e Merilendit po punon që të përmirësojë aktivitetin e robotëve përmes përvojës së kaluar.

“Sot robotët janë të ngadalshëm në shumë veprime sepse nuk kanë aftësi të parashikojnë një sinjal bazuar në një tjetër. Duke krijuar kujtime perceptimesh, robotët mund të shfrytëzojnë përvojën që të punojnë më shpejt”, tha profesori i Universitetit të Merilendit, Yiannis Aloimonos.

Nëse puna e profesorit Aloimonos me ekipin e tij jep rezultate, do të kemi kompjuterë më të mirë dhe telefona që mund të analizojnë situata dhe akumulojnë përvojë.

https://www.zeriamerikes.com/a/5117084.html

“Ka shumë aplikacione të rrjetit të neuroneve kur flitet për pajisjet celulare. Për shembull, për të gjetur vendndodhjen, mund të fotografosh ambientin dhe pajisja të thotë ku je”, thotë studenti i doktoraturës në Universitetin e Merilendit, Anton Mitrokhin.

Dronët do të jenë në gjendje të analizojnë vetë ambientin që i rrethon duke mos pasur nevojë të drejtohen nga njeriu.

Megjithatë ende mbetet shumë punë. Por profesori Aloimonos beson se sistemi në të cilin po punojnë të ketë ndikim të madh.

“Disi, tërë puna për zhvillimin e sistemit të inteligjencës artificiale i ngjan kullës biblike Babel, ku janë gjithë ata njerëz që flasin gjuhë të ndryshme. Sistemi që po paraqesim na jep një gjuhë për të shprehur të githa informaionet që janë grumbulluar në përceptime, vendime, njohje dhe lëvizje”, thotë profesori i Universitetit të Merilendit, Yiannis Aloimonos.

Një tjetër ndryshim i madh janë sytë e robotëve. Shkencëtarët thonë se ato nuk janë thjeshtë kamera, por sensorë dinamikë të të parit që reagojnë ndaj lëvizjes dhe dritës.

Ato punojnë ngjashëm me syrin e njeriut që dërgojnë sinjale të vazhdueshme në kujtesën e robotit, duke krijuar përvojë jetësore. Shkencëtarët thonë se kjo i bën robotët më të ngjashëm me njerëzit.

Provo po ashtu

Çka është motori “Sabre”

Teknologjia e re mund të shkurtojë kohën e fluturimit midis Londrës dhe Sidneit në vetëm …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.