Ballina / Shkencë / A mund të reduktohet në zero shpejtësia e dritës
shpejtësia e dritës

A mund të reduktohet në zero shpejtësia e dritës

Drita normalisht udhëton në një shpejtësi prej rreth 300,000km për sekondë nëpër hapësirë, por shkencëtarët kanë propozuar një mënyrë të re për ta sjell atë në një ndalesë të plotë.

Më 2001, studiuesit gjetën si ta ngadalësojnë dritën, duke e ngujuar atë në një re të atomeve ultra të ftohtë të natriumit.

Një tjetër mënyrë për ta arritur rezultatin e njëjtë përfshin ngadalësimin e dritës duke përdorur materiale të quajtura kristale fotonik.

Tani në gazetën Physical Review Letters, shkencëtarët kanë theksuar një metodë teorike që e fut në përdorim një fenomen të quajtur “pikat e jashtëzakonshme”.

Pikat e jashtëzakonshme janë kur dy varietete të ndryshme ose “mënyra” të valës së dritës bashkohen dhe kombinohen në një mënyrë, ose thjeshtë “bashkohen”.

Kur kjo ndodh, drita ndalet në gjurmët e saj, por në shumicën e sistemeve shumica e vetë dritës humbet në këto pika.

Në letrën e tyre, Dr. Tamar Goldzak dhe Dr. Nimrod Moiseyev në Institutin e Teknologjisë Technion në Izrael dhe Dr. Alexei Mailybaev nga Instituti për Matematikë të Pastër dhe të Aplikuar në Brazil, propozuan një mënyrë për të ndaluar valët e dritës duke parandaluar këtë humbje, duke përdorur valëzimet me diçka të quajtur “simetria e barazisë së kohës”.

Një valëzues është një strukturë fizike që, siç sugjeron edhe emri, përdoret për të udhëhequr lëvizjen e valëve. Një fibër optike është një shembull i një valëzimi që përdoret për të transmetuar sinjale telefonike.

Sipas shkencëtarëve, valëzuesit mund të përdoren për të përshtatur dy valët e dritës që udhëtojnë nëpër to, në mënyrë që ato të balancojnë njëra-tjetrën saktësisht.

Kjo do të thotë se intensiteti i dritës mbetet i vazhdueshëm teksa afrohet në pikën e jashtëzakonshme dhe ndalet.

LEXO EDHE:

 Shikoni si dukej një britanik i lashtë

 Jeta është e mundshme në dy planetë të sistemit diellor

Kinë: Klonohen majmunët Zhong Zhong dhe Hua Hua

@Fluidi

Provo po ashtu

shkencetari dhe jeta e njerezve

Ja sa do të jetojnë njerëzit sipas Dr. De Grey

Një shkencëtar beson se avancimi i teknologjisë së shpejti do t’i lejojë njerëzit të kontrollojnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *