qeni

A mund të komunikoj qeni me njeriun ?

Disa njerëz betohen se qeni i tyre komunikon me ta, dhe një studim i ri mund t’i mbështesë në këtë gjë të çuditshme.

Siç duket qentë përdorin më shumë shprehje të fytyrës kur njerëzit janë duke i shikuar – e kjo mund të jetë përpjekje nga ta për të komunikuar me njerëzit, kanë thënë shkencëtarët e Mbretërisë së Bashkuar.

“Zbulimet tona e mbështesin idenë se qentë janë të ndjeshëm me njerëzit. Vëmendja dhe shprehjet e fytyrës duket se janë përpjekje e tyre për të komunikuar, e jo vetëm shprehje e thjeshtë e emocioneve”, ka thënë udhëheqësja e këtij studimi, Juliane Kaminski.

Por, cila është shprehja më e zakonshme e fytyrës që e përdorin qentë për të komunikuar me njerëzit?

Ajo është ngritja e vetullave, e cila i bën sytë e tyre të duken më të mëdhenj.

Kaminski thotë se, në bazë të eksperimenteve të tyre, qentë nuk kanë përdorur shprehje të fytyrës kur kanë parë ushqim, por vetëm kur kanë dëshiruar të komunikojnë me njerëz.

Vlen të ceket se studimi është publikuar në muajin tetor të këtij viti, në revistën ‘Scientific Reports’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.