Ballina / BOTA / A ka shpëtim për Amazonën: Macron e vë në krye të rendit të ditës së G-7-ës

A ka shpëtim për Amazonën: Macron e vë në krye të rendit të ditës së G-7-ës

Presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje për veprim të shpejtë në Amazon ndërsa udhëheqësit botërorë mbërritën në Biarritz për samitin e G7.

Macron, e ka vënë zjarrin në pyllin e Amazonës në krye të rendit të ditës të samitit tre ditor.

“Amazona është e mira jonë e përbashkët, të gjithë jemi të shqetësuar … ne do të fillojmë një mobilizim mes të gjitha vendeve të G7 së bashku me vendet Amazonian,” tha udhëheqësi francez.

“Ajo është një thesar i biodiversitetit dhe klimës sonë falë oksigjenit që lëshon dhe karbonit që thith”.

Macron tashmë e ka bërë të qartë se ka pak pritshmëri që Presidenti Donald Trump të bashkohet në ndonjë deklaratë për luftimin e ndryshimeve klimatike.

Provo po ashtu

octoberfest

Gjermani: Filloi Oktoberfest-i

Filloi sot në Munih, Oktoberfest, thënë ndryshe festa më e famshme në botë e birrës. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.