Ballina / Shkencë / A ka jetë jashtëtokësore në hënën e Saturnit ?!

A ka jetë jashtëtokësore në hënën e Saturnit ?!

Një oazë prej lëngu të metanit është zbuluar papritur në hënën e Saturnit ‘Titan’, shpalojnë hulumtuesit.

Ky liqen në tropikët, ndryshe në thatësinë e Titanit aludon se kanalet nëntokësore të metanit të lëngët mund të ushqejNë atë nga poshtë.

‘Titani’ ka re, shi dhe liqene, sikurse edhe Toka, mirëpo këto janë të përbërë më shumë nga metani sesa nga uji. Megjithatë deri tani, liqene metani janë parë vetëm në polet të Titanit.

Metani është gaz i pangjyrë dhe i ndezshëm, dhe është përbërësi kryesor i gazrave natyrale.
Siç raportoi më parë Info Globi, njëra nga 66 hënat e planetit Jupiter, ‘Europa’ mund të jetë ‘udhërrëfyesi’ i jetës jashtëtokësore pasi zbulimet e fundit shpalosin të dhëna nga oqeanet e thella nën korën e akullit të Hënës.

Disa organizma mund edhe të mbijetojnë në sipërfaqe të ‘Europa-s’ nëpërmjet të çarave dhe çrregullimeve të korës së saj, spekulojnë disa shkencëtarë. Mirëpo rrezatimi nga magnetosfera e Jupiterit vazhdimisht bombardojnë Hënën dhe kjo gjë mund të ndikojë në asgjësimin e jetës në ujërat më të cekëta, duke bërë kështu më të vështirë zbulimin përmes vëzhguesve nga orbita ose atyre nga toka.

Pra, shkencëtarët janë duke kërkuar që të përcaktojnë përmes eksperimentit se sa e thellë është jeta organike që Europa duhet të fshihet në mënyrë që t’i ik shkatërrimit.

Shpërthimet e magnetosferës së Jupiterit që ndikojnë tek ‘Europa’, e cila është pakëz më e vogël se hëna e planetit tonë, përmes energjisë së larët të elektroneve në vargun e megaelektron volt. Mirëpo, shumica e të dhënave të shkencëtarëve në atë se sa ka efekt energjia e lartë e rrezatimit është fokusuar në fushën e mjekësisë, ku në studime është kërkuar për të përcaktuar se si ndikon kimioterapia në trupin e njeriut. Ky hulumtim bazohet në ujin, komponentin themelor të trupit të njeriut.

Zbulimet e hënës së Saturnit, Titan janë bërë publike në Zhurnalin ‘Nature’./Info Globi/ SH.B.

Provo po ashtu

qelizat mikroskopike

Deshifrohen pamjet mikroskopike të mostrave kancerogjene

Për 150 vjet, patologët kanë qenë duke shikuar në mikroskopë për mostrat e indeve të …