Ballina / Reçeta / A jeni për sarma sot ?

A jeni për sarma sot ?

Përbërësit:

250 g spinaq

160 g djathë parmezan i kaluar në rende

250 g djathë i njomë lope

2 ve + 3 të kuq të veve

80 g bajame të bluara

120 g miell

30 gr gjalpë + lyerie të tepsisë

Për salcë:
Merret një spec i kuq, një i gjelbër dhe një i verdhë, 2 lugë pekmez domateje, 1 qepë, 1 thelb hudhër, 2 lugë vaj, 1/8 l supë, 1 dl verë, 1 arrë moskati, 1 spec i kuq i bluar, kripë, piper.

Përgatitja:

Pastrohet spinaqi në vrushkuj uji. Qitet në tenxhere për t’u zbutur pak, përzihet vazhdimisht. Pasi të ftohet, pritet imët. Përzihet me 100 g parmezan, me djathë të njomë, me bajame, kripë e arrë moskati.

Pastaj, përzihen vetë dhe të kuqtë e veve me 100 g miell dhe qiten në spinaqin e përgatitur. Kjo masë lihet për të ndenjur pak.

Pastrohen specat dhe priten në katrorë. Qërohet qepa, imtësohet dhe fërgohet, derisa të marrë një ngjyrë të verdheme. Qepës i shtohen specat. Përderisa fërgohen, qërohet hudhra, imtësohet dhe qitet në specat e fërguar. Mbi të qitet edhe speci i bluar dhe pekmezi i domateve. Fërgohen pak në temperaturë mesatare.

Në një enë qitet uji, kur të vlojë – merret spinaqi i përgatitur, me anë të dy lugëve formësohen sarmat dhe qiten në ujë të valë, ziejnë për 3 minuta.

Nxehet furra në 230 shkallë C. Lyhet tepsia me gjalpë dhe në të renditen “sarmatë”. Shkrihet gjalpi dhe me të stërpiken “sarmatë” sipër. Futet tepsia në furrë, piqen 5 minuta, sa të bëhet një cipë e hollë sipër. Shërbehen menjëherë me salcë të specave.

Këshillë: Kur t’i formësoni sarmat nga spinaqi, secilën herë lugët i futni në ujë të ftohtë, në mënyrë që masa të mos ngjitet për to.