Ballina / Shkencë / A jemi të vetëm në univers?

A jemi të vetëm në univers?

Kongresi i Shteteve të Bashkuara i ka paraqitur një pyetje të rëndësishme Akademisë së Shkencave. Ai dëshiron të dijë “nëse jemi të vetëm në univers”, apo nëse ka planete të tjera si planeti ynë, me forma të jetës inteligjente. Akademia po punon me shkencëtarët në mbarë vendin për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje.

Teleskopi Hubble na ka ofruar pamje të jashtëzakonshme të hapësirës, por ato nuk kanë detaje të mjaftueshme për të na ndihmuar në kërkimin për jetën, në miliarda galaksitë e mbarë universit.

“Nëse një përqindje shumë e vogël e yjeve kanë planete që mund t’i ngjajnë Tokës dhe mund të përmbajnë jetë, atëherë mund të rezultojë se vetëm brenda Rrugës së Qumështit ka miliarda prej tyre”, thotë Justin Crepp, profesor i fizikës në Universitetin e Notre Dame.

Si anëtar i Komisionit të NASA-s për Strategjinë Shkencore Jashtëplanetare, Justin Crepp është fokusuar tek çfarë dhe në ç’mënyrë SHBA-ja do të eksplorojë hapësirën gjatë dekadave të ardhshme.

Në shtator, komisioni botoi një raport me disa rekomandime. Së pari, inkurajohet NASA të krijojë dhe të nisë një mision që do të regjistrojë dhe përshkruajë planete të ngjashme me Tokën në sistemet e yjeve të tjerë. Por, kjo nuk është kaq e lehtë.

“Nëse përpiqesh të ndërtosh imazhin e një planeti, do të hasësh në disa vështirësi. Planetet është e vështirë t’i veçosh nga njëri-tjetri në distancën e largët dhe për këtë të duhet një teleskop me përmasa të caktuara. Problemi është se atmosfera e Tokës i turbullon imazhet duke e vështirësuar punën”,thotë profesori Crepp.

Komisioni mendon se zgjidhja do të ishte një mision i NASA-s që do të mbledhë të dhëna mbi atmosferën e Tokës nëpërmjet paisjeve më të fuqishme. Për këtë duhet të ndërtohen dy teleskopë të mëdhenj që do të prodhojnë imazhe dhjetë herë më të qarta se të teleskopit Hubble. Zoti Crepp dhe kolegët e tij po punojnë në laborator për disa paisje të tjera të reja.

Sisteme të reja të sofistikuara do t’i ndihmojnë shkencëtarët, ndërsa shpresohet të plotësohet financimi për Teleskopin e Vëzhgimit të Rrezeve Infra të Kuqe me Fushë të Gjerë. Kur të dërgohet në hapësirë, ai jo vetëm do të kërkojë për planetet që ndodhen qindra vite drite larg, por edhe do të përpilojë informacion rreth materialeve të tyre përbërëse dhe nëse ato mund të mbështesin zhvillimin e jetës.

Profesori Crepp thotë se kështu mund t’i përgjigjen pyetjes së kahershme…

“A jemi vetëm? Kjo është një pyetje që ndikon jo vetëm shkencën, por edhe teologjinë, filozofinë dhe fusha të tjera. Është një kuriozitet. Është pjesë e të qenit njeri. A është bota jonë e veçantë? A është e izoluar? A ka planete të tjera që përmbajnë jetë? A mund të komunikojmë me ta?”, thotë ai.

Një tjetër rekomandim është ndërtimi i sistemeve moderne teknologjike dhe financimi i një rrjeti shkencëtarësh nga mbarë bota që do të bashkëpunonin për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje. Raporti do të shqyrtohet nga Kongresi amerikan dhe do të bëhet pjesë e planit federal për të gjurmuar planete të reja dhe jetën jashtëtokësore gjatë dekadës së ardhshme.

@Fluidi

Provo po ashtu

nasa dhe gara per mars

NASA dhe gara prej 1 milion dollarësh për Mars

NASA po ofron 1 milion dollarë në një lloj të ri të garës hapësinore – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.