Ballina / LIFESTYLE / A i njihni këto lloje të kafeve?
lloje të kafeve

A i njihni këto lloje të kafeve?

Kafe me 60 doza kafeine, kafe me karbon dhe madje edhe pa ngjyrë. Në çdo vend që mund të shkosh, do ta gjesh një të ndryshme. Ne po ju paraqesim kafet më të çuditshme që bëhen në botë.

Kafja pa ngjyrë

Dihet që kafja është një nga armiqtë e smaltit të dhëmbëve dhe për këtë arsye disa persona nuk preferojnë që ta konsumojnë. Por për këta persona ka menduar  David e Adam Nagy, dy vëllezër sllovake, kur nxorën në treh CLR CFF, kafen pa ngjyrë. Ajo përbëhet me kafeinë arabike dhe ujë, me dobio dozë të kafeinës në krahasim me atë normalen. Por në fakt pak dihet për procesin e përgatitjes në çngjyrosjen e saj.

Kafe me karbon të djegur

Kur një produkt është më ngjyrë, 9 nga 10 prej tyre varet nga karboni i drurit, i përzierë  me elementin kryesor. Ai përdoret sidomos në brumin për të bërë bukën e zezë (E 153), në disa kateteri angleze, e madhe edhe në kapuçin. Kafja me karbon është e zezë, por nuk përmban kafeinë dhe në realitet është më shumë një copë qymur se sa ekspres. Në botë është e njohur me emrin “Qymer me qumësht”.

Kafe me karbon të ndezur

Kafja serviret me një copë qymyri të ndezur. Kopi Joss nuk është e re. U shpik nga pronari i një bari në Xhakartë të Indonezisë, gjatë viteve ’60. Si pjesa më e madhe e kafeve, në këto anë kjo përgatitet me pak pluhu kafeje, disa lugë sheqer dhe që i shtohet ujë i nxehtë. Më pas i shtohet qymyri i ndezur, i cili nxirret nga soba e drurit.

Avoqumësht

Kjo është kafja më e çuditshme në botë. Avoqumështi është një lloj kafeje me qumësht që shërbehet në gjysmën e kokrrës së avokados. Është shpikje e një barmeni në Australi. Kjo kafe është bërë shumë e famshme falë përhapjes së saj në rrjetet sociale.

Asskicker

Ta pranojmë: për disa është e pamundur që të zgjohen pa një kafe. Ka edhe nga ata që dyfishojnë dozën e kafeinës që të marrin efektin e kërkuar. Por për të provuar një kafe eksplozive, duhet të shkosh deri në  Plazhin Christies të Australisë, në, Viscous Cafe.  Këtu kafja e fortë Asskicker (që përkthehet fjalë për fjalë, ‘një shqelm në të pasme’), ka 60 herë më shumë kafeinë se sa normalja. Nëse një ekspres normal përmban 85 miligram kafeinë, kjo pije përmban 5 gram.

Pagjumësia e zezë

Një tjetër kafe e fortë, që varion nga 702 miligram kafeinë për dozë, që do të  thotë dyfishi i kafeinës që këshillohet të merret gjatë ditës. Nga 2016, është specialiteti i kafes ‘Cape Town’ në Afrikën e Jugut dhe në një kohë të shkurtër duket se ka pasur një sukses të padiskutueshëm. Sipas krijuesit të saj, sot ata shesin 6 ton kafe në muaj në 22 vende të botës.

Ekspresi tonik

Kjo lloj kafeje bëhet me ujë tonik. Për shkak se është e lehtë për tU bërë (vetëm shtoni ujin tonik në kafe, ose anasjelltas), shërbehet në disa restorante në mbarë botën: nga Tokio në Perth, nga Stokholm në Vjenë.

Check Also

mithat frasheri

Thënie të Mithat Frashërit

Mithat Frashëri i ka renditur disa konkluzione për shqiptarët, që edhe sot janë po aq …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *