A i ka zhdukur arma e lashtë nukleare këto civilizime

Shtatë vite pas testeve nukleare të bëra në New Mexico, Dr. Robert Oppenheimer ka mbajtur një ligjëratë para sallës përplot studentë. Njëri prej tyre e ka pyetur a është e vërtetë se kyishte testi nuklear i parë i bërë ndonjëherë dhe a ka shkatërruar ai civilizime.

– Po, në kohën moderne, është përgjigjur Oppenheimer, njeriu i cili konsiderohet baba i armatimit nuklear. Fjalia e tij atëherë, e edhe tash, i huton shumëkend.

Oppenheimer me pasion e ka studiuar Bhagavad Gita-n, tekstin e lashtë hindus, në të cilin përshkruhet katastrofa apokaliptike. Ajo nuk ka mundur të shkaktohet nga erupcioni vullkanik apo ndonjë fenomen tjetër natyror. Pasi që në New Mexico është bërë testi, Oppenheimer para kamerave televizive e ka kujtuar atë çast dhe e ka cituar Bhagavad Gitan.

– E kemi ditur se bota kurrë më nuk do të jetë njësoj. Disa njerëz kanë qeshur, disa kanë qarë. Shumica heshtnin. Atëherë ndjeva turp nga teksti i lashtë hindus – Bhagavad Gita. Aty Vishnu përpiqet ta bindë Princi që të bëjë detyrën e tij dhe se do ta frikësonte po mori formë tjetër me shumë duar.   ‘Tash jam bërë Vdekja, shkatërruese e botërave’, thuhet aty. Të gjithë ne mendonim në atë apo në një mënyrë tjetër, ka thënë atëherë Oppenheimer.

A ka besuar vërtet Oppenheimer në atë që shkruante në shkrimet e lashta apo ato vetëm e kanë inspiruar nuk është e njohur. Përkundër kësaj, shumëkush udhëzon në mundësinë që civilizime të lashtë qysh pata disa dhjetra mijëra vitesh të kenë pasur armë nukleare të krahasueshme me këto të sotmet.
Argumenti më i shpeshtë për to është i ashtuquajturi .

‘Xhami libian i shkretëtirës’, material, i cili është gjetur në shkretëtirën e Libisë. Ai edhe sot mund të gjendet në radius prej disa dhjetra kilometra. Atë në fund të vitit 1932 i pari e ka vërejtur Patrick Clayton, gjeometër nga Instituti gjeologjik i Egjiptit. Ao po udhëtonte nëpër shketëtirë kur vërejti kërcëllimë nën goma.

Ishte ky xham, i cili decenie më vonë do të bëhet njëri prej enigmave ende të pazgjidhura shkencore. Në të vërtetë, që zalli i shkretëtirës të shndërrohet në xham nevojitet temperatura deri në 1815 gradë Celsius.

Vite më vonë, Albion W. Hart ka analizuar lokacionin në New Mexico ku bëheshin eksperimente nukleare. Ai ka vërejtur se grimcat e xhamit në truall janë të ngjashme me ato që i ka gjetur në shkretëtirë Patrick Claytoni. Duke krahasuar rajonin në të cilin është gjetur xhami, Hart konstatoi se fuqia e armës se shpërthyer në shkretëtirë ka qenë rreth 10 mijë herë më e fuqishme se bomba e parë atomike.

Më vonë grimca të tilla të xhamit janë gjetur edhe në disa shkretëtira anembanë botës, ndërsa shkencëtarët kanë provuar t’i spjegojnë me goditje meteoritësh gjigantë. Por, kjo teori është hedhur poshtë për shkak se nuk ekzistojnë kratere. Më tej, xhami i gjetur në shkretëtirën e Libilsë karakterizohet me pastërti e dukshmëri madje deri në 99 për qind. Kjo nuk është tipike për materien e krijuar pas goditjes së meteoritit, shkruan The Epoch Times.

Rasti i Mohenxho Daros
Mohenxho Daro ka qenë qytet i lashtë i vendosur në rrjedhën e poshtme të lumit Ind, në Pakistanin e sotshëm. Kulminacionin e zhvillimi e ka përjetuar rreth 2500 vite para Krishtit. Sot Mohenxho Daro konsiderohet si qyteti më i ruajtur në botë i kohës së bronzit. Ka pasur strukturë komplekse, i ndërtuar prej tullash, ka pasur sistem kanalizimi, ujitjeje dhe ngrohjeje.

Në vitin 1927, shumë kohë pasi janë zbuluar rrënojat e tij, hulumtuesit kanë gërmuar edhe mbetjet e para të ish banorëve të tij. Të gjithë ata u gjeten në pozicionin qe sugjerojn ‘katastrofën e befasishme’ që ka prekur të gjithë banorët e qytetit përnjëherë. Disa dhjetra trupa janë gjetur nëpër rrugët e qytetit, por jo edhe në – varreza.

Por, shkencëtarët interpretime të tilla i quajnë pseudoshkencore dhe thonë se trupat janë gjetur në gjendjen çfarë janë për shkak të gërmimit të pakujdesshëm. Ata po ashtu thonë se trupat e gjetur u përkasin epokave të ndryshme. Në mesin e tyre kanë kaluar edhe nga një mijë vite.  Një pjesë e tyre janë tretur në grup, gjë që po ashtu e shpjegon pse nuk janë gjetur në vendin e paraparë për varrim.

Po ashtu, thotë Rationalwiki, nuk janë të sakta as thëniet për radioaktivitetin, i cili kinse e ka mbuluar rajonin, në të cilin ndodhej qyteti.

Përkundër të gjitha, është fakt se Mohenxho Daro ja qenë larg qytet më i përparuar i kohës së tij. Banorët e tij kanë ndërtuar sistem kanalizimi, shtëpitë kanë pasur toalete, ndërsa qasja e ujit ishte universale. Rrugët e tyre kanë qenë me pllaka, ndërsa përqindja e lafabetizmit të popullatës ka qenë e lartë.

Në fund megjithatë mbetet fakti se popuj të shumtë të lashtë në shkrime kanë përmendur ngjarje apokaliptike, të cilat nuk mund të shpjegohen me katastrofa natyrore. Ndonëse rasti i Mahenxho Daros definitivisht është shumë i “shtrënguar”, xhami nga shkretëtira e Libisë edhe për shumë kohë do të preokupojë mendjet e shkencëtarëve anembanë botës.

Si u shkatërruan shumë civilizime është temë që nxit mendjen e shkencës në hulumtime të vazhdueshme./infoglobi/d.g.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.