fbpx

A është ky njëshi që drejton terroristët në Venecia

Baftjar Bruka, autor i shpërthimit me tritol në farmacinë e babait të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, është drejtues i një celule xhihadiste në Venecia.

Lajmi bëhet i ditur nga revista italiane “L’Espresso”, e cila u referohet burimeve nga Ministria e Brendshme në Romë.

Autoritetet italiane thonë se grupi i identifikuar prej tyre ka në përbërje shtetas shqiptarë. Ndaj dhe qyteti i qetë, mjaft tërheqës për turistët e huaj, mund të jetë streha e Baftjar Burkës.

Revista italiane e konsideron 24 – vjeçarin shqiptar, një teknik të aftë për të krijuar bomba me celularë. Këto metoda i ka përdorur edhe në 3 atentatet e 10 Shkurtit në Tiranë, një prej tyre ndaj farmacisë së Bashkim Tahirit. Ndërsa atentati i tretë dështoi. Për këto atentate ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

L’Espresso shkruan gjithashtu se Bruka nuk është i panjohur për hetuesit italianë. Ai ka shkelur në vendin fqinj më shumë se një herë dhe u është nënshtruar disa kontrolleve të policisë.

Revista italiane ka zbuluar se në 2013, ai është ndaluar për kontroll nga autoritetet në Piza. Ndërsa një vit më vonë, i është nënshtruar kontrollit të rradhës në Venecia. Në këtë qytet mund të jetë edhe vendndodhja e tij aktuale, pas identifikimit të një rrjeti terrorist, të drejtuar prej tij.

error: Content is protected !!