A është arsimi valuta e re?

Nëse ne mund të përcaktojmë vlerën e secilës mundësi arsimore, a do t’i hapin të dhënat e tilla shtegun ndërtimit të aftësive të nevojshme për të pasur sukses? Një kompanipo merret me hulumtimin e tillë.

Për të përparuar në një epokë të ndërhyrjeve teknologjike, thuhet se duhet të përqafojmë mësimin gjatë gjithë jetës dhe të zhvillojmë vazhdimisht shkathtësitë si kreativiteti, përshtatja e inteligjenca emocionale. Por, shpesh mungojnë këshillat se si duhet ta bëni këtë!

.Po sikur të ekzistonte një mënyrë për të matur vlerën e secilit modul universitar, kurs trajnimi ose zgjedhje karriere, dhe të hartoni se si ato do të formësojnë aftësitë tuaja dhe mundësitë që janë në dispozicion për ju? Ky është qëllimi organizatës jo fitimprurëse me seli në Washington që merret me ‘ekonominë e të mësuarit” , që do të ndërtojërrugën për shkëmbimin e sigurtë të të dhënave për shkathtësitë tua, për arsimin dhe historinë e punës duke përdorur blockchain, teknologjinë që qëndron pas bitcoin-it.

Sistemi mund të drejtojë detyrat administrative si verifikimi i kualifikimeve, por më e rëndësishmja është se ai mund të hulumtojë atë se si njerëzit mësojnë nga kopshti deri në pensionim. Këto të dhëna mund t’u japin arsimtarëve një pasqyrë të paparë në tubacionin arsimor dhe t’u ofrojnë njerëzve udhëzime të personalizuara se si të zhvillojnë një kurs përmes arsimit dhe punës.

“Standard i ri i artë”

Projekti filloi para dy vitesh dhe deri tash është mbështetur në baza vullnetare nga bashkëthemeluesit e tij, , CEO Chris Purifoy dhe zyrtari kryesor i teknologjisë Jacksón Smith.

Por, Departamenti i Arsimit të Lartë i Kolorados dhe Shkollat Publike të Qarkut Broward në Florida, ku arsimohen një çerek milion studentë të shkollave, tashmë janë regjistruar dhe janë duke e provuar teknologjinë e të mësuarit ekonomik. Pilotë projektet e tyre pritet të funksionalizohen në tërësi deri në fund të verës. Grupi gjithashtu është në proces të mbledhjes së fondeve të nevojshme për këtë nismë.

Smith beson se sistemi që ata po ndërtojnë përfundimisht mund të mbështestë një ekonomi globale ku shkathtësitë janë ‘valuta’ e re dhe ku studentët paguhen të mësojnë në këmbim të të dhënave të tyre. “Ne kemi këtë mantër – po sikur arsimi të ishte standardi i ri i artë?”, thotë Smith. “Nëse mund të kuantifikoni vlerën e arsimit … atëherë ju mund të ndërtoni një treg mbi bazat e tij.”

Ideja është që ju të vërtetë mund të punoni me AI për të përcaktuar se cili është qëllimi juaj në të mësuar – Jacksón Smith

Sidoqoftë, së pari, Smith beson se zinxhiri i furnizimit arsimor duhet të rregullohet. Shkollat, punëdhënësit dhe qeveritë matin zhvillimin e aftësive, por mungesa e shkëmbimit të të dhënave do të thotë që procesi është i fragmentuar. Konsolidimi i gjithë këtij informacioni në një vend mund të jetë jashtëzakonisht i vlefshëm, por gjithashtu do të krijojë shqetësime të mëdha për privatësinë, kështu që Ekonomia e Mësimit po zhvillon një mënyrë për ta shpërndarë atë, në mënyrë të sigurt dhe anonime ato do të vendosen në një bazë të dhënash publike.

Kjo është bërë e mundur nga blockchain, një sistem i regjistrimit të teknologjisë së lartë që ishte shpikur për të mbështetur kriptovalutën Bitcoin . Teknologjia bën të mundur ndarjen e shënimeve në një rrjet të madh kompjuterash, dhe për ndryshimet duhet të bien dakord të gjithë që janë në këtë rrjet, e jo të mbështeten nga një autoritet i vetëm qendror. Regjistrimet mbrohen gjithashtu nga kriptimi i fuqishëm, që e bën praktikisht të pamundur depërtimin në të dhëna në mënyrë të paautorizuar.

Një numër në rritje i ndërmarrjeve po eksperimentojnë me përdorimin e kësaj teknologjie, si një mënyrë më e shpejtë dhe më e sigurt e shkëmbimit të informacionit për aplikacione aq të larmishme, si është bie fjala mbajtja e regjistrave mjekësor apo si përcjellja e origjinës së ushqimit.

E “Ekonomia e Mësimit” e ka përshtatur atë për t’u bashkuar me një kontroll të gjerë të të dhënave mësimore që mbështeten në të dhëna private, por duke i mbrojtur ato.

“Ai bashkon të gjithë zinxhirin e furnizimit,” thotë Smith. “Pasi të keni unifikuar zinxhirin e furnizimit, atëherë me të dhënat mund të bëhen gjëra të jashtëzakonshme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.