Ballina / Galeria / A ekzistuan këto gjëra shumë kohë para nesh (Foto)

A ekzistuan këto gjëra shumë kohë para nesh (Foto)

Është një fakt jo shumë i njohur, por disa “shpikje” moderne në fakt u paraqitën shekuj më parë. Të thuash se njerëzit e lashtë ishin primitivë është e padrejtë.

Më poshtë mund t’i shihni fenomenet të cilat ndodhën shumë më herët se që mund ta keni menduar.

1. Operacioni plastik dhe protezat, 3000 para Krishtit

Përpjekjet e para për të përmirësuar mangësitë në trup datojnë që nga kohërat e hershme, dhe nuk ishin të pasuksesshme. Një shembull është gishti protezë egjiptian i cili ishte shumë efektiv. Një tjetër shembull është nga India e lashtë: 800 vite para Krishtit, ata mund ta rregullonin formën e hundës, duke përdorur lëkurën nga balli ose faqet.

2. Bateria, 2500 vjet para Krishtit

Bateria Baghdad është një vazo prej keramike me një tub bakri dhe një shufër hekuri brenda. Kjo lloj baterie ishte në gjendje që të krijonte disa voltazhe. Ndoshta babilonët e lashtë e dinin saktë se për çfarë përdoreshin këto, edhe pse skeptikët thonë se ata nuk ia kishin idenë se ato mund të krijonin voltazhe.

3. Flakëhedhësja, 420 para Krishtit

Prototipi i kësaj arme ishte përdorur për herë të parë në Betejën e Deliumit. Flakëhedhësja e lashtë, ose “zjarri grek”, ishte një tub prej bakri i përdorur për të mbajtur një lëndë të përzier djegëse. Ajri i kompresuar ose shakull të mëdhenj shërbenin si forcë shtytëse.

4. Alarmi i orës, 400 vjet para Krishtit

Filozofi grek Platoni përdori një orë uji e cila mund të emitonte sinjale zëri për t’ia përkujtuar atij se është koha për t’i filluar ligjëratat. Alarmet me ujë më pas u zhvilluan në Romën e Lashtë dhe në Lindje të Mesme.

5. Robotët, 323 para Krishtit

Prototipët e robotëve modernë ishin figura femra të montuara në fenerët e ishullit të Pharos. Në intervale të rregullta kohore, ato ktheheshin dhe godisnin zilet. Gjatë natës, ato lëshonin tinguj të zhurmshëm, duke paralajmëruar për detarët që i afroheshin bregut. Më vonë, në shekullin 17 dhe 18, makinat e quajtura “automatons” u popullarizuan në Evropën Perëndimore.

6. Dyert automatike, shekulli i parë

Dyert automatike të tempujve ishin të njohura në Greqinë e Lashtë. Në atë kohë, ato funksiononin përmes aeolipilit të Heroit, prototipi më i vjetër i motorit me avull. Një zjarr ishte ndërtuar nën altar, nën të cilin ishin fshehur tubat me ujë. Avulli aktivizonte një sistem blloqesh, të lidhur me dyert. Kjo krijonte iluzionin e magjisë, gjë që ishte vetëm për dobinë e priftërinjve.

7. Kompjuteri, 100 vjet para Krishtit

Mekanizmi “Antikythera” konsiderohet të jetë “kompjuteri i lashtë” për shkak se kjo pajisje mund të gjurmonte lëvizjen e trupave qiellor dhe të parashikonte eklipset diellore dhe hënore. Ai përdorej gjithashtu edhe për të llogaritur datën e fillimit të Lojërave Olimpike.

Objekti të cilin kjo vajzë në Greqinë e Lashtë është duke e mbajtur duket si një laptop modern, që ka ngjallur shumë teori konspirative. Natyrisht, nuk kishte laptopë në vitin 100 para Krishtit, dhe ky objekt duket thjeshtë si një kuti bizhuterie.

8. Syzet, shekulli 10

Besohet se ky objekt ishte shpikur nga Inuit i cili duhej t’i mbronte sytë e tij nga “verbëria”. Syzet e tij nuk kishin qelq siç kanë sot. Syzet e para me qelq u paraqitën më vonë, në shekullin 12 në Kinë.

 

Bonus: Një paraardhës i celularëve?

Zotëri Pynchon dhe Stabilizimi i Springfield – një pikturë e vitit 1933 e artistit italiano-amerikan Umberto Romano – përshkruan mjaft atë çfarë thotë titulli: Zotëri Pynchon, themeluesi i qytetit, qëndron në qendër të skenës dhe duket se jep urdhra. Ajo çfarë e bën interesante këtë pikturë është një vendas amerikan i cili është ulur në tokë dhe ka në duar një objekt drejtkëndor që është i ngjashëm me celularët e kohës moderne.

Ndoshta ai është thjeshtë një pasqyrë e vogël?

 

Provo po ashtu

qyteti ne shitje 0

Lexoni për qytetin që është në shitje

Pse të blesh një shtëpi kur mund të blesh një qytet të tërë? Një qytet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.