A e keni ditur se Kina prinë në…

Kina prodhon 320.4 milionë PC në vit, që është 90.6% e gjithë kompjuterëve të prodhuar gjatë vitit në botë.

Janë edhe nëntë produkte tjera që Kina i prodhon me sasi e vëllim dukshëm më të lartë se mesatarja në botë.

Mbi 109 milionë kondicionerë të ajrit që është sa 80% e të gjithë kondicionerëve gjatë vitit 2011 janë prodhuar po at vit në Kinë.

Kina fitoi rekord edhe me prodhimin e llapave që ruajnë energjinë. Mbi 80% e tyre që u prodhuan gjatë 2011 apo 320.4 milionë copë u prodhuan pikërisht në Kinë.

Kjo mund të tingëllojë si befasi por ja që edhe kjo është e vërtetë. Mbi 70% e telefonave celularë apo 1.1 miliardë sosh janë prodhuar në Kinë.

Në këtë shtet u prodhuan 63% e këpucëve. Me fjalë të tjera vetëm gjatë vitit 2010 Kina prodhoi 12.6 miliardë palë këpucë, shkruan Global sources./infoGLOBI/V.L/