Ballina / Biznes / Karrierë / A e dini si u krijua Coca – Cola dhe çfarë marketingu bën ajo
coca cola

A e dini si u krijua Coca – Cola dhe çfarë marketingu bën ajo

Kush e krijoi pijen Coca – Cola, cilat janë taktikat që u përdorë nga ‘fitimi’ prej 50 dollarësh deri te kompania multi milionëshe

Shkruan: Flandra SYLA/infoGLOBI

Bota ka ndryshuar në shumë mënyra prej kur farmacisti John Styth Pemberton prezantoi për herë të parë pijen freskuese me emrin Coca-Cola në Atlanta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shpikja e vitit 1886 ka mbetur edhe sot me të njejtën shije dhe magji, me të njejtin emër dhe identitet. 705 milionë produkte Coca–Cola shiten çdo ditë në më shumë se 195 vende të ndryshme të botës që është e arritur e madhe për një nismë aq modeste sa ishte Coca-

Cola e Pembertonit në vitin 1886.

Ngjarja e madhe thuhet të ketë ndodhur në kopshtin e pasmë të shtëpisë së Pembertonit. Aty, në Maj të vitit 1886 farmacisti Pemberton përpunoi një shirup me karamele të ngjyrosur dhe e vuri në një ibrik të vetëm. Distribuimi i parë i pijës së tij u bë po nga kjo enë, me të cilën ai doli në rrugën poshtë Farmacisë Jacobs ku për 5 centë kalimtarët mund të shijonin një gotë Coca-Cole.

Me parashikim apo aksidentalisht pijes i ishte shtuar në përbërje edhe ujë i gazuar çka e bëri të cilësohej si “pije e shijëshme dhe shumë freskuese”. Partenri i Dr. Pembertonit Frank M. Robinson ishte ideatori i emrit Coca-Cola dhe për më tepër edhe disenjatori i logos së famshme të kësaj pije.

Shitjet e Coca-Colës u rritën në 9 gjatë një dite ndërsa lëngu i ri ishte i ambalazhuar që nga fillimi në kanaçe të kuqe të shndritshme.

Pas disa vitesh, në vitin 189, Asa G. Candler një sipërmarrës nga Atlanta u interesua për blerjen e ‘biznesit’ të Coca-Colas. John Pemberton njeriu që kishte shpikur pijen e madhe u detyrua ta shiste atë meqë ndodhej në një gjendje të vështirë shëndetësore dhe ende më keq, kishte edhe borxhe për të mbuluar.

Ecejaket biznesore

Pemberton kishte paguar 76.96 dollarë për çështje reklamimi por, kishte fituar vetëm 50.00 dollarë! Candler, biznismen i rryer në krahasim me Pembertonin e bleu biznesin për 2300 dollarë!

Për më pak se katër vite, sensi dhe taktika prej bisnesmeni e Asa Candler coi në një rritje të konsiderushme të konsumimit të Coca-Colës duke e bërë të njohur në tërë SHBA-në. Rritja e biznesit e bëri të nevojshëm aplikimin për patentë gjë që Coca-Cola e siguroi në vitin 1893. Një vit më vonë u hap edhe fabrika e parë e Coca-Colës jashtë Atlantas, në Dallas të Texasit.

Më vonë pija depërtoi edhe në Kubë dhe Panama, dy vende këto atëbotë të vetmet pos SHBA-ve, që kishin këtë “pije të zezë”.

Kur biznesi i Coca-Colës kishte arritur në atë fazë kur nuk duhej menduar vetëm për cilësinë dhe shijen që ofronte pija por, edhe për dizajnin dhe imazhin që ajo duhej të përfaqësonte, më 1915 The Root Glass Company u morr me krijimin e kanaçes së Coca-Colës, ngjyra e së cilës vetëkuptohet duhej të ishte e kuqe. Ndërkohë që vitet kishin kaluar, më 1917 Coca-Cola kishte marrë tashmë statusin e një pije që shitej në 3 milionë copë në ditë ndërkaq, logoja e saj, emri Coca-Cola i shkruar me një kaligrafi të stilizuar e interesante ishte logo më e famshme e ndonjë produkti në të gjithë botën.

Në një fazë të vërtetë lulëzimi, kompania iu shit më 1923 Ernest Woodruff për 25 milionë dollarë. Ai ia kaloi biznesin të birit Robert Woodruff, i cili do ta mbante atë për gjashtë dekada të plota. Nën presidencën e tij kompania u ngrit në një lartësi të paarritshme duke e bërë Coca-Colën një institucion më vete kudo në botë.

Woodruff ishte një njeri më influencë në Atlanta sepse kishte dhënë kontribute vazhdimisht për universitetet, bisneset e organizatat e ndryshme. Dhe kur ai jepte një donacion të caktuar refuzonte të linte emrin duke dashur që e gjitha të kryhej në anonimitet prandaj, ky njeri nisi të njihej si Ms. Anonymous. Gjatë kësaj kohe ai iu premtoi forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës se do të furnizonte më Coca-Colë çdo person që ishte në shërbim të vendit duke deklaruar se çmimi dhe lokacioni i këtyre njerëzve nuk kishte rëndësi. Ai vuri 5 miliardë shishe Coca-Colë në shërbim. Në gjithë këtë mes të mirash z Woodruff kishte një “të metë”, të paktën kështu konsideronin distributorët, të cilëve ai ua kishte rritur ndjeshëm çmimet.

Por, Woodruff kishte ngritur jo vetëm çmimet por edhe produktivitetin duke e përmirësuar departamentin e shitjeve, duke e bërë më të rreptë kontrollin e kualitetit, dhe duke inicuar një kampanjë të madhe reklamimi mbi produktin. Rezulatet konsistuan në suksesin shumëdimensional të Coca-Colës dhe për këtë të arritur Amerika kishte filluar ta quante z. Robert Woodruff “The Boss”.

Taktikat e marketingut në rrugën drejt suksesit

Suksesi vazhdoi me një tjetër të arritur. Më 1925 shitja e Coca-Colës ishte ngritur në 6 miliardë në ditë! Dy vite më vonë ishte bërë edhe reklama e parë në radio për pijen. Kampanja reklamuese vazhdoi me inkuadrimin e fytyrave si Johnny Weissmuller një kampion olimpik noti dhe Maureen O’Sullivan një ylli tjetër nëpër tabakatë e Coca-Colës.

Periudha pak para fillimit të Luftës së Dytë Botërore e gjeti Coca-Colën me një shitje rekord në 40 vende të ndryshme.

Në qershor 1943 arriti një kërkesë urgjente nga gjenerali i forcave aleate në Afrikën Veriore duke kërkuar ngritjen e 10 fabrikave ambalazhuese të Coca-Colës për të shërbyer ushtarët amerikanë që ndodheshin në luftë. Në fakt në vend të 10, gjatë Luftës së Dytë Botërore u ngritën 64 sosh. Duke iu rikthyer edhe njëherë reklamimit ndalemi tëk viti 1950, kohë kur u bë një tjetër boom në këtë fushe meqë sapo ishte lansuar reklama e parë televizive që ftonte botën të pinte Coca-Colë.

Një tjetër reklamë unike u bë përmes një akti të paprecedent deri atëherë. William Campbell la shumë njerëz të habitur kur më 1952 shkroi një novelë dedikuar kryekëput Coca-Colës e të cilën për më tepër e titulloi “Pija e madhe”.

Duke mbetur gjithmonë te angazhimet promovuese, ne vitin 1971 u kompozua dhe u lëshua për transmetim edhe kënga “Dua t’i blej botës një Coca-Cola”. Shtatë vite më vonë doli në treg shisheja dy-litërshe dhe u vunë në qarkullim për herë të parë edhe shishet e plastikës.

Ndërkohë, 1979 ishte viti i një tjetër ngjarjeje, më shumë të brendshme të kompanisë sepse qindra punëtorë kaluan në zyrat qëndrore në Atlanta në Avenynë Veriore, një loakcion i ri të cilin njerëzit shumë shpejt, të ndikuar nga reputacioni i kompanisë nisën ta quanin “Kulla”.

Por, duket se çdo ndërhyrje në këtë histori duhet të nis me një fjali që flet për një të re në listën e gjatë të tyre. Një të tillë do të veçojmë edhe nga të arriturat e vitit 1982, ku kryevepër e radhës u konsiderua shpikja e Coca-Colës dietale.

Një moment kritik ishte ai i vitit 1985 kur u bë ndryshimi i parë në shije i Coca-Colës që nga fillimi i ekzistimit të saj.

Natyrisht, në këtë kohë shefi madh, Robert Woodruff kishte ndërruar tashmë jetë. Natyrisht sepse ai ishte betuar që për sa kohë të ishte ai gjallë asnjë ndryshim nuk do t’i bëhej kurrë shijes autoktone të Coca-Colës. Ndryshimi u dëgjua nga 81% e popullsisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vetëm gjatë javës së parë u realizuan 1000 telefonata në ditë në numrin zyrtar të kompanisë nga njerëz të shokuar e të lënë pa mend të cilët frigoheshin se ‘Coca-Cola po zëvendësohej me Pepsin’.

Gjatë 6 javëve në vazhdim numri i thirrjeve u ngrit në 6000 mijë gjatë një dite të vetme, të gjitha ishin ankesa. Kur Pepsi dëgjoi për ndryshim që po bënte Coca-Cola në formulën e saj konstatoi se ndërhyrja po bëhej ngase shija e Pepsit kishte arritur të ishte më e pëlqyer sesa ajo e pijës konkurruese.

Dhe prandaj, Roger Enriko president i Pepsit i shkroi nga një letër secilës prej gazetave kryesore të vendit ku shpallte fitoren. Periudha ishte më shumë se kritike prandaj menaxhmenti i Coca- Colës kishte dy rrugëdalje: të mos bënte asgjë ose ta kthente në praktikë slloganin e saj dhe t’i blinte botës vërtet një Coca-Colë.

Ata vendosën për opsionin e dytë-të bënin dicka. Dhe, kjo dicka ishte zhvillimi dhe përsosja e mëtejme e formulës së re.

Por, nuk mjaftoi prandaj 84 ditë pas plasimit në treg të Coca Colës së re kompania vendosi të rikthente në treg Coca Colën e vjetër duke pranuar se kishte bërë gabim. Kthimi ishte i bujshëm dhe pati impakt të menjëhershëm. Numri i telefonatave ishte i jashtëzakonshëm dhe njerëz përsëri të lumtur në euforinë e çastit falenderonin kompaninë që po ju kthente gjënë e cmuar. Kështu beteja për pak e humbur, u fitua.

Viti 1988 ishte vit interesant në historinë e kompanisë – Coca Cola ishte operatori i parë i pavarur që vepronte në Bashkimin Sovjetik – e ta rikujtojmë viti ishte ’88 dhe politika botërore po përjetonte ende Luftën e Ftohtë. Vitet e ’90 sollën risi që konsistonin jo vetëm me shitjen prej 10 bilionë Coca-Colash në ditë por edhe me praktikën e konsumimit të saj në hapësirë, nëpër anijet kozmike që merrnin me vete në gjithësi mes të tjerash edhe Coca Colë.

Në ’96 Lojërat Olimpike do të mbaheshin pikërisht në Atlanta, vendlindjen e Coca Colës. Kompania kishte tashmë një lidhje të gjatë me këto lojëra sepse kishte qenë sponsor i tyre prej dhjetëra vitesh. Një tjetër kontribut të madh Coca Cola e jep edhe për gjithë komunitetin e Atlantas duke ndihmuar përmes bursave të shkollimit, donacioneve, ndërtimeve të ndryshme dhe bashkëpunimit nëpër projekte.

‘Coca Cola’ është kompania e parë që ka praktikuar riciklimin e shisheve të plastikës.

Të gjitha këto taktika të kompanisë kanë qenë në shërbim të idesë për të qenë sa më pranë klientëve dhe për t’u bërë sa më tepër pjesë e jetës së tyre, një mision mirë i realizuar sepse ndryshe Coca-Cola s’do të ishte bërë një biznes 50 miliardësh.

Fakte që shumëkush nuk i di

Mexico dhe Islanda janë vendet me nivelin më të lartë të konsumimit të Coca-Colës për kokë banori.
Coca-Cola e përkthyer në kinezisht do të thotë “Të lumturosh gojën”.
Çdo second konsumohen më shumë se 7,000 produkte Coca-Cola

Slloganet më të famshme dhe më interesante kanë qenë: Merrni gjenialen, Ndaluni te shenja e kuqe! Etja ndalet këtu. Dhe udhëtimi bëhet më interesant. Amerikanët preferuan shijen. Diçka më shumë se një pije freskuese, Coca-Cola shton jetë. Merr një Coca-Colë dhe një buzeqeshje, Kapni valën: kuq, bardh dhe ju!!
Coca-Cola: ujë të gazuar, fruktozë të lartë të shurupit të misrit, ngjyrë karameli, acid fosforik, aromë natyrale dhe kafeinë.

Coca-Cola ju nënshtrohet vazhdimisht kritikave të shumta për shkak të efekteve shëndetësore. Çështjet si kaloritë, kafeina, përmbajtjet e acidit, fruktozës së lartë të shurupit të misrit por edhe të tjera kanë qenë vazhdimisht brengë. /infoglobi

@infoGlobi

Check Also

Shqipëria , Tirana, nata

Shqipëria hap negociatat për anëtarësim në BE

Shqipëria ka marr rekomandim pozitiv për nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shefja …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *