A e dini pse shërben xhepi i vogël në xhinse?

A e keni ditur pse te shumë xhinse teksasiane, por edhe pantollona të tjerë, shpesh ekziston një xhep i vogël, brenda të madhit, në anën e djathtë? Jo?..Kështu ka qenë gjithnjë,  deri sa dikush nuk e ka gjetur një deklaratë interesante të themeluesit të kompanisë, Levi Strauss.

Xhepthi i famshëm në xhinse është bërë kah fundi i shekullit XIX për këtë arsye: gjatë etheve të arit, kaubojët orët e xhepit i mbanin nëpër jelekë dhe kështu i dëmtonin apo i humbnin.

Atëherë prodhuesi i famshëm i xhinseve ua shtoi xhepin e vogël brenda atij standard, në mënyrë që kaubojët të kenë ku ta fusin orën. (d) /InfoGlobi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.