fbpx
katalonja 2

A e dini pse po e kërkon pavarësinë Katalonia?

Referendumi për pavarësimin e Katalonisë nga Spanja prej ditësh është njëri nga titujt kryesorë të mediave botërore.

Si ka raportuar më heret infoGlobi, 90 për qind e votuesve janë deklaruar për pavarësi, ndërkohë që më pak se 10 për qind kanë qenë kundër saj.

Dihet po ashtu se autoritetet policore të Spanjës i janë përgjigjur referendumit me dhunë. Mbi 700 persona kanë pësuar lëndime të ndryshme trupore nga dhuna e ushtruar mbi ta gjatë votimit.

Ajo që nuk dihet , apo që mbetet e panjohur për shumë kend, është pse katalunasit po kërkojnë pavarësinë.

Katalanasit përbëjnë vetëm 16% te popullsisë, por janë një nga rajonet më të rëndësishëm të Spanjës.

Katalanasit, rreth 7.5 milionë banorë sigurojnë 20% të prodhimit ekonomik të të gjithë shtetit spanjoll.

Më shumë se 25% e eksporteve spanjolle vijnë nga Katalonia, ndërsa 20% e investimeve të huaja shkojnë aty.

Pikërisht, ekonomia e fortë e rajonit është një nga treguesit për popullin katalanas që të formojë një shtet sovran.

Të zhgënjyer nga autonomia e çalë, si dhe me vitet e recesionit dhe shkurtimet në shpenzimet publike, katalanasit mbajtën një votim jozyrtar mbi pavarësinë në nëntor të vitit 2014.

Kriza ekonomike që goditi Spanjën bëri që kërkesa për pavarësinë katalanase të forcohej në vitet e ardhshme.

Ata kanë një histori, kulturë dhe gjuhë të dallueshme. Në vitin 1931, kur Spanja u bë Republikë, Katalonjës iu dha një autonomi më e madhe politike brenda kufijve të shtetit.

Një statut i vitit 2006 i dha fuqi edhe më të mëdha, por Gjykata Kushtetuese e Spanjës ktheu shumë nga ky statut në vitin 2010, ç’ka rriti zemërimin e autoriteteve rajonale.

Separatistët fituan zgjedhjet në 2015 dhe vendosën të punonin në mbajtjen e një referendumi të detyrueshëm, duke sfiduar Kushtetutën, ku thuhet se Spanja është e pandashme.

Parlamenti katalanas miratoi ligjin për shkëputjen më 6 Shtator dhe sipas tij, qeveria katalanase, duhet të deklarojë pavarësinë brenda 48 orëve të votimit Po, për shkëputjen.

Rreth 1.6 milionë njerëz jetojnë në Barcelonë, kryeqyteti i Katalonjës, që është një nga destinacionet më të famshme turistike në Europë.

Mbi të gjitha, katalanasit e kanë gjuhën dhe kulturën e tyre por kushtetuta e Spanjës nuk i njeh si grup i veçant etnik.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.