Ballina / PSIKOLOGJI / A e dëmtojnë mediat sociale shëndetin mendor
In Fabric
psikika

A e dëmtojnë mediat sociale shëndetin mendor

Sot, mediat sociale iktojnë mënyrën se si ndërveprojmë me miqtë, lexojmë lajmet dhe jetojmë përditë. Por ky ekspozim i përditshëm mund të ketë një pasojë mbi psikikën e njeriut, thonë studimet.

Ata më të fundit kanë lidhur përdorimin më të shpeshtë të Facebookut me një shëndet mendor dhe fizik më të dobët, plus rënie të kënaqësisë së jetës.

Një tjetër studim gjeti se sa më shumë njerëzit kalojnë kohë në mediat sociale në ditë, aq më shumë gjasa kanë të shfaqin shenja ankthi. Kjo mund të ndodhë sepse platforma si Instagram e bëjnë më të kollajtë të krahasosh veten me të tjerat, dhe faqet e mbushura me lajme si Facebook dhe Tëitter ju ekspozojnë para mësymjes së lajmeve që shpesh janë shqetësuese.

Çfarë duhet bërë?

Shkurtimi i zakoneve tuaja në mediat sociale në vetëm një platformë mund t’jua lehtësojë ngarkesën. Dhe marrja e një pushimi herë pas here e përmirëson humorin.

Sipas gjetjeve të një studimi që u botua vitin e kaluar, njerëzit që i largoheshin Facebookut për një javë kishin një kërcim në kënaqësinë e jetës dhe emocionet pozitive, krahasuar me ata që vazhdonin ta përdornin si zakonisht.

Dhe sa më shumë një person e kish përdorur Facebookun para marrjes së një pushimi, aq më e madhe ishte rritja e lumturisë pasi hiqte dorë.

 

Check Also

femijet e komunikimi

Kështu mund ta kontrollosh fëmijën

Përcjellja a vëzhgimi nga prindërit te të rinjtë konsiderohet diçka si një ëndërr e keqe. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *