Ballina / Shëndet & Fitnes / A duhet ngrënë farat e domateve
farat e domateve

A duhet ngrënë farat e domateve

Ju mund të jeni duke hamendësuar se çfarë funksioni dhe efekti mund të kenë farat e domates. Gjithsesi është e rëndësishme të kuptohet, se ato kanë shumë vlera ushqyese dhe efekte pozitive në shëndetin e njeriut.

Të pasura me fibra dietale, vitaminë A dhe C, farat e domateve janë të vështira për tu tretur dhe zakonisht konsumohen pasi të thahen, në formë të pluhurit. Së fundmi, ka pasur disa debate në lidhje me atë se a duhet ngrënë apo jo dhe disa prej këtyre studimeve të bëra kanë thënë se ato kanë efektin e një aspirine!

Më herët është thënë, që farat e domates mund të shkaktojnë apendiksin, dhe duke iu referuar këtyre efekteve njerëzit mendojnë se nuk duhet ngrënë. Gjithsesi ky koncept i gabuar në lidhje me këto fara mund të ndryshojë kur ju t’i merrni vesh këto efekte pozitive që ato kanë.

Disa nga efektet pozitive të farave të domates janë:

Ulin shtypjen e gjakut- Farat e domates janë të pasura me ushqyes dhe komponentë të rëndësishëm për mbajtjen e shtypjes normale të gjakut.

Forcojnë sistemin imun- Farat e domates janë të pasura me vitaminë C të cilat janë të rëndësishme për zhvillimin e sistemit imunologjik. Preferohet të përdoren në forme të pluhurit në ushqimet tuaja për të pasur këto efekte.

Zvogëlojnë kolesterolin- Fibrat dietale që përmbajnë ndihmojnë në normalizimin e nivelit të kolesterolit të “keq”.

Përmirësojnë tretjen- Përbërësit e farave ndihmojnë në tretjen e disa ushqimeve. Prania e aminoacideve është e rëndësishme në lehtësimin e këtij procesi.

Konsiderohen të jenë zëvendësues i aspirinës- Sipas disa hulumtimeve, një “xhel” natyral që këto fara përmbajnë, që është pa shije dhe pa ngjyrë ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut.

Përmirësojnë lëkurën- Për shkak të pranisë së lartë të vitaminës C këto fara janë të mira edhe për lëkurën tuaj duke i dhënë shkëlqim dhe duke i “zhdukur” rrudhat.

Zvogëlojnë rrezikun e kancerit- Studimet e mëparshme kanë treguar që një nga përbërësit e domates ndihmon në zvogëlimin e rrezikut për kancer.

Për të aktivizuar këto efekte pozitive të këtyre farave preferohet që, përpara se të përdoren së pari duhet të gatuhen apo të konsumohen në formë të pluhurit.

@Fluidi

Provo po ashtu

vaksina

Vaksina MMR nuk shkakton autizmin

Një studim afatgjatë i kryer nga Instituti Danez “Serum”, ka vërtetuar se përkundër teorive të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.