Ballina / Kulturë / A do të vazhdojë evoluimi?!
evoluimi

A do të vazhdojë evoluimi?!

Nëse Charles Darwin do te ishte gjalle, ndoshta pyetja e “National Geographic” do të kishte marrë një përgjigje.

Rrjeti televiziv analizon evoluimin e qenieve njerëzore dhe ngre pyetjen; njerëzimi do vazhdojë të evoluojë apo gjithçka ka përfunduar?

Shumë shkencëtarë kanë dhënë përgjigje të ndryshme, por asnjë prej tyre nuk faktohet gjerësisht. Ian Tattersall mendon se evoluimi ka përfunduar.

“Duke parë pas shikojmë një rrugëtim të madh të evoluimit të njeriut dhe kjo na bën të mendojmë se kështu do vazhdojë, por është e gabuar”, thotë Tattersall, sipas të cilit, teoria e evolucionit sugjeron qe novacionet gjenetike mund të ndodhin vetëm aty ku ka popullsi të izoluara.

I të njëjtit mendim është edhe Steve Jones nga Universiteti i Londrës. Sipas tij, popullsia njerëzore mund të bëhet me homogjene, por makina e Darwin-it e ka humbur fuqinë. Ai shton se mbijetesa e më të fortit nuk i intereson njerëzimit në tërësinë e tij. “Nuk do mbijetojë vetëm më i forti sepse edhe më të dobëtit mund të kenë një jetë të gjatë falë mjekësisë”, thekson ai.

Por shkencëtarë të tjerë mendojnë se evoluimi ka ende rruge për të bërë tek njeriu. Sipas një studimi të prezantuar ne “Proceedings ot the National Academy of Science”, thuhet se femrat e së ardhmes do të jenë më të shkurtra.

Edhe psikologu evolucionist Geoffrey Miller mendon se ka ende hapësirë për zhvillim. “Sot mendohet më shumë që të gjendet një shok jete më i suksesshëm ekonomikisht, një zgjedhje natyrale qe synon t’i japë hapësirë personave me inteligjente”, pohon Miller.

Një tjetër hipotezë e lidh njeriun e së ardhmes me faktorët teknologjike. Nick Bostrom shprehet se evolucioni darvinian po ecën në një binar shumë të ngadaltë dhe njeriu është më shumë objekt klonimi dhe variacioni gjenetik.

@Fluidi

Provo po ashtu

Fotografia e Aleksandër Moisiu, kartolinë në Gjermani

Fotografia e Aleksandër Moisiu, kartolinë në Gjermani

Një fotografi e rrallë e aktorit me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiu, është bërë kartolinë në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.