Ballina / KRYESORE / A do të gjobitet Facebook me 5 miliardë dollarë ?
Facebook gjobitet nga Britania

A do të gjobitet Facebook me 5 miliardë dollarë ?

Rregullatorët në SHBA kanë aprovuar propozim marrëveshjen që Facebook të gjobitet me 5 miliardë dollarë për shkelje të të dhënave të privatësisë, në ndërlidhje me skandalin me “Cambridge analytica”. 

Gjoba ende duhet të finalizohet nga Departamenti i Drejtësisë, kurse deri tash për te pajtueshmëria është arritur vetëm në Komisionin Federal të Tregtisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nëse konfirmohet, kjo do të jetë gjoba më e lartë e shqiptuar ndonjëherë nga Agjencia për Mbrojtjen e Konsmatorit ndaj një kompanie të teknologjisë.

Komisioni Federal i Tregtisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është duke hetuar pretendimet se organizata e marketingut politik “Cambridge Analytica” ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme të dhënat e rreth 87 milionë përdoruesve të të rrjetit shoqëror “Facebook”.

Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorëve po heton Facebook-un qysh nga marsi i vjetëm, pra ka filluar hetimet menjëherë pas raportimeve që “Cambridge Analytica” ka depërtuar në të dhënat e dhjetëra miliona përdoruesve të gjigantit.

“Facebook” është hetuar për shkelje të privatësisë së përdoruesve dhe keqpërdorim të të drejtave të shfrytëzuesve . Hetimi u përqendrua në atë nëse Facebook kishte shkelur një marrëveshje të vitit 2011 përmes së cilës kërkohej që kompania të njoftojë qartë përdoruesit për të drejtat e tyre të privatësisë dhe të siguronte pëlqimin e tyre paraprak për të ndarë të dhënat e tyre me palët e treta./infoglobi/e

 

Provo po ashtu

Daut Haradinaj rendit meritat e Qeverisë dhe Kuvendit që lamë pas

Daut Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka renditur disa nga arsyet se për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.