Ballina / KOSOVA / A do të caktohet seanca e jashtëzakonshme për rastin e Drenasit
drenas

A do të caktohet seanca e jashtëzakonshme për rastin e Drenasit

Kryesia e Kuvendit sot do të mbajë mbledhjen ku do të shqyrtojë kërkesën e 40 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për rastin e Drenasit.

Siç dihet deputetët nga Lidhja Demokratike e Kosovës , Lëvizja Vetëvendosje dhe Alternativa, kanë dorëzuar të marten kërkesën për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, në lidhje me dyshimet në rastin e abuzimit me të miturën në Drenas.

Në njoftim thuhet se Kuvendi do të diskutojë për përgjegjësinë institucionale në këtë rast.

“Vetëvendosje së bashku me Grupin parlamentar të LDK-së dhe Alternativa-s, dorëzoi kërkesën për seancë të jashtëzakonshme lidhur me ngacmimin seksual, përdhunimin dhe kryerjen e abortit të paligjshëm ndaj të miturës dhe përgjegjësinë institucionale”, thuhet në shkrimin e VV-së.

Ndryshe, siç është raportuar, e mitura kishte shkuar në polici për të denoncuar profesorin e saj. Por, aty dyshohet se është keqpërdorur nga zyrtari policor.

 

@Fluidi

Provo po ashtu

vjaza,drenasi

Inject kërkon ekspertizë të pavarur për rastin e të miturës nga Drenasi

Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi reagon lidhur me trajtimin jo-korrekt të rastit të së miturës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.