96 raste të reja me koronavirus në Kosovë

96 raste të reja me koronavirus janë regjistruar të shtunën në Kosovë nga testimi i 207 mostrave, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Numri i të vdekurve, si dihet, ka shkuar në 48.

Të njëjtën ditë, në vend janë regjistruar 87 të shëruar.

Sërish Prishtina prin me numrin e rasteve pozitive. Të shtunën në kryeqytet janë regjistruar 44 raste të reja. Pasojnë komuna e Prizrenit me 10 raste, komuna e Pejës 7 raste, komuna e Rahovecit 5 raste, komuna e Ferizajt 5 raste, komuna e Suharekës 4 raste, komuna e Mitrovicës 3 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Vushtrrisë 4 raste, Drenas 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Fushë Kosovë, Podujevë, Skenderaj, dhe Viti.

Në përgjithësi, deri tash në Kosovë janë regjistruar 2590 raste pozitive, prej të cilëve 1394 janë shëruar. 48 kanë vdekur.

Raste aktive janë 1148.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.