Ballina / Reçeta / 9 ushqime që duhet t’i provoni

9 ushqime që duhet t’i provoni

Kërkoni ndryshime në ushqimin tuaj? Provoni disa ushqime të reja të çuditshme, të cilat ndoshta asnjëherë nuk i keni parë ose nuk keni dëgjuar.

Këto ushqime mund të gjenden në gjithë botën, dhe pavarësisht pamjes së çuditshme kanë edhe përparësi të shkëlqyeshme shëndetësore.

1. Carambola

 

Frutë unike tropikale në formën e shijes së thartë, me origjinë nga Indonezia.

Është e pasur me vitaminën A dhe minerale.

Frutat e pjekura kanë një shije shumë të këndshme, shpesh përgatiten me akullore. Ky fryt ka veti shëruese natyrore. Ekstrakti i rrënjës përdoret kundër helmimit, ndërsa gjetjet kundër skuqjes së lëkurës. Për shkak të efektit të saj diuretik përdoret nga njerëz me probleme të fshikëzës.

2. Kumquat

Kjo pemë në formë ovale ka një aromë jashtëzakonisht të hidhur. Në Kroaci, ajo rritet kryesisht në Dalmaci.

Është i pasur me vitamina A, C, E B1 dhe B2, minerale, kalcium, hekur dhe omega 3 dhe 6.

Kumquat është aleat edhe në forcimin e imunitetit, ndihmon në largimin e gurëve nga organet dhe përmirëson shëndetin e sistemit kardiovaskular.

3. Pitaja 

Është e njohur si “pemë e dragoit” dhe vjen nga familja e kaktusit nga Amerika e Mesme.

Pitaja përmban vitaminat A dhe C, dhe minerale sikurse janë hekuri, fosfori dhe kalciumi.

Ka veti pozitive për shëndetin e lëkurës, dhëmbë, sy, rregullimin e sheqerit dhe uljen e tensionit të gjakut.

Pitaja është desert i shkëlqyeshëm në formë të thatë, ndërsa mund të përdoret edhe për fitimin e lëngut. Shpesh është përbërës i koktejeve dhe akulloreve.

4. Kiwano

Është me origjinë nga Afrika, rritet edhe në Zelandën e Re. Po ashtu është burim i mirë i vitaminës C, kaliumit dhe hekurit, transmeton KosovaPress.

Ka veti të shumta pozitive për shëndetin e lëkurës, zemrës, muskujve dhe nervave.

Vitamina E ndihmon në neutralizimin e radikaleve të dëmshme dhe ndihmon në uljen e rrezikut nga sëmundjet Alzheimer dhe Parkinson.

5. Mangosteen

Është pemë e popullarizuar tropikale dhe ka origjinë nga Indonezia. Është e pasur me fibra, vitaminë C dhe sasi të matura të vitaminës B.

Fruta e freskët ka shije shumë të mirë dhe mund të përdoret edhe si pije, pasi shuan etjen gjatë muajve të verës, transmeton KosovaPress.

6. Kimchi

 

 

Gjellë shumë e popullarizuar në Kore, e cila bëhet nga lakra e kuqe ose e gjelbër. Është burim i pasur i vitaminave A, B dhe C.

Bakteri i shëndetshëm, i cili është gjetur në kimchi ndihmon edhe për sistemin e tretjes dhe ka veti antikancer.

7. Cherimoya ( Mollë tropikale)

 

Pemë tropikale me shije në kombinim të ananasit, papajës dhe bananes. Është e pasur me vitaminën C, kalcium dhe hekur. Përdoret për parandalimin e acidozës, erës së keqe të gojës, kapsllëkut dhe inflamacioneve në veshka dhe fshikëz.

Mund të përdoret në sallata me pemë, transmeton KosovaPress.

8. Lucuma

Fruta e pazakonshme rritet në Andet e larta. Dallon për nga sasia e madhe e karotenit, dhe ndikon për uljen e rrezikut nga sëmundjet dhe forcon imunitetin. Është burim i pasur me vitaminën B3.

Pluhuri Lucuma është alternativë e përsosur për sheqer dhe ëmbëlsues artificialë. Është i shkëlqyeshëm për përgatitjen e akullores.

9. Amaranth

Nuk përmban gluten. Ai është i pasur me proteina, kalcium, magnez, vitaminë E. Është vërtetuar se konsumi i rregullt i amaranth redukton kolesterinën e keqe, hipertensionin dhe rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare.

 

 

 

 

 

 

 

 

Provo po ashtu

Si ta pastroni më së miri spinaqin

Një sfidë e vërtetë është për amvisat pastrimi i spinaqit, për shkak të përmbajtjes së …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.