9 të vdekur e 115 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 9 viktima nga COVID-19, derisa 115 persona kanë rezultuar pozitivë nga 466 testime, bën të ditur IKSHPK-ja.

Numri total i rasteve pozitive është 13.215 raste nga 50.223 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 508 raste të vdekjes, transmeton infoglobi.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 116 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.355 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.352.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 41 raste, komuna Prizren 11 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Junik 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Han i Elezit, Klinë, Malishevë, Obiliq dhe Podujevë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.