9 të vdekur dhe 224 raste pozitive sot në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar të premten, se në 24 orët e fundit kanë vdekur 9 pacientë me COVID-19. Me këtë numër të fataliteteve, numri i deritashëm i personave që kanë vdekur nga COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 236.

Sipas IKSHPK-së, të gjithë pacientët që humbën betejën me koronavirusin kishin sëmundje shoqëruese.

Ndërkohë, rastet e fundit pozitive kanë dalë nga 434 mostra të marra nga QKUK-ja, spitalet rajonale dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Në gjithë Kosovën deri tash kanë vdekur 236 persona, janë infektuar më shumë se 8 mijë e 500 dhe janë shëruar më shumë se 4500 pacientë.

Aktualisht, në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar rreth 600 pacientë derisa po paralajmërohet se po përfundojnë kapacitetet spitalore shkaku i numrit të madh të të infektuarve me COVID-19.

Në gjithë botën janë prekur me shumë se 17 milionë njerëz me koronavirusin e ri, kanë vdekur më shumë se 600 mijë të tjerë dhe janë shëruar mbi 10 milionë pacientë.

Ndërkohë që ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se do të ketë ashpërsim të masave./infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.