aeroplani raynair

9 pasagjerëve iu ndalohet fluturimi, pasi njëri me shaka thërret “Allahu Ekber”

Nëntë burra nuk janë lejuar që të futën në fluturimin e Ryanair nga Brukseli për në  Madrid, pasi që njëri prej tyre me shaka ka bërtitur “Allahu Ekber”.

Fluturimi ishte anuluar për disa orë në aeroportin e Zaventem, pasi që këtyre pasagjerëve ju është dhënë urdhri që të dalin jashtë për shkak të frikës në aeroplan, shkruan DailyMail.

Policia ka konfirmuar incidentin për media lokale, ku kanë treguar se të nëntë pasagjerët kanë qenë me kombësi belge.

Gjithçka ishte gati për fluturim kur njëri nga ta kishte thirrur “Allahu Ekber” duke lënë të kuptohej se në aeroplan kishte një bombë.

“Drejtuesi i fluturimit ka refuzuar për të marrë këta nëntë burra. Njëri prej tyre ishte një shakagji i pamend dhe aty kishte thirrur Allahu Ekber”, janë fjalët e autoriteteve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.