Ballina / Fashion/Beauty / 8 truqe të përhershme të bukurisë që duhet t`i provoni

8 truqe të përhershme të bukurisë që duhet t`i provoni

Ja çka ju këshillojnë yjet Sofia Loren dhe Odri Hepburn…

1. Birrë për flokët e juaja

Të lani dredhat e flokëve me birrë ju jep shkëlqim dhe vëllim pasiqë përmban viraminë B dhe sheqer natyral. Vetëm hapeni një kanaqe, lereni të ngrohet pak dhe aplikojeni njejtë sikurse shamponin.

2. Buzëkuq nga petalet e trëndafilit

 Si duket, bukuroshet klasike kanë pasur qejf të përdorin buzëkuq nga petalet e trëndafilit. Ata kanë shtypur petalet me Vazelinë në një enë dhe më pas e kanë aplikuar përzierjen në buzë për 5 minuta duke krijuar shtresë që zgjat.

3. Parfum në krehër

Para nëj shekulli femrat kanë bërë me sprej parfumi brushat e flokëve me aromat e tyre të preferuara, duke I shtuar flokëve aromë.

4. Krehja e qerpikëve me gjilpëra

Nuk jemi të sigurtë se sa e padëmshme mund të jetë kjo teknikë, por Odri Hepburn ka treguar se ka përdorur këtë tenikë për të ndarë qerpikët dhe për të krijuar pamjen perfekte. Sigurisht që ju duhet të keni duar shumë stabile.

5. Pudër për foshnje në rrënjët e flokëve

Harrojeni shamponin e thatë, mënyra e vjetër e ringjalljes së fijeve ka qenë duke aplikuar pudër të foshnjeve në rrënjën e flokëve dhe fërkimin e tyre për të arritur vëllim më të madh.

6. Gjethe minti nën sy

Sofia Loren ka përdorur gjethe minti për t`u shfaqur e “zgjuar dhe e freskët”. Kështu lëkura nën sytë e juaj nuk do të duket e mavijosur dhe do të mbajë aromë të mirë.

7. Ujë akull të ftohtë si toner

Ujë akull I ftohtë në fytyrën tuaj për të mbyllur poret e juaja funskionon sikurse përdorimi I tonerëve.

8. Vaj kokosi në fytyrë

Kjo gjë e mban lëkurën të hidratuar dhe të shkëlqyeshme, Sofia Loren ka përdorur disa pika kur ka bërë banjo për të zbutur lëkurën.

Provo po ashtu

BUZË TË THATA DHE TË ÇARA

Buzë të thata dhe të çara

Para se të shkoni për të fjetur, bëni mirë t`i hidhni një vështrim dhe gjendjes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.