Ballina / KOSOVA / 8 të lënduar pas vërshimeve në Suharekë
suhareke vershimet

8 të lënduar pas vërshimeve në Suharekë

Tetë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjarë në Suharekë nga vërshimet e mbrëmshme.

Këtë e bëri të ditur shefi i Urgjencës së QKMF-së në këtë komunë, Sahit Halitjaha.

“Që nga mbrëmë në urgjencë janë trajtuar 8 persona të cilët kanë marrë lëndime të lehta pas gjendjes së shkaktuar nga vërshimet në fshatra dhe qendër të Suharekës. Të gjithë pacientët kanë marrë shërbime të nevojshme”, tha ai.

Ndërsa në Njësinë Shpëtuese dhe Zjarrfikëse në këtë komunë për Kallxo.com, thanë se një pjesëtar i tyre duke larguar ujin ka marrë lëndime më serioze në krah dhe është dërguar për trajtim të mëtejshëm në spitalin e Prizrenit.

Suhareka që nga mbrëmë është përballur me vërshime dhe nga reshjet janë përmbytur shtëpi banimi në 50 për qind të fshatrave në këtë komunë.

@Fluidi

Provo po ashtu

gruevski-gjykate

Urdhër arresti. Policia e kërkon Gruevskin

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, pas njoftimit nga Gjykata Penale e Shkupit se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.