Ballina / PSIKOLOGJI / 8 shenjat që partneri do ti japë fund lidhjes suaj
lidhja nga fundi partneri

8 shenjat që partneri do ti japë fund lidhjes suaj

Mbase i keni injoruar disa shenja të cilët tregojnë që partneri juaj është i palumtur.

1. Shpesh është i hutuar

Disa njerëz janë të qetë dhe përherë të zënë kur janë të palumtur. Nëse parteri përnjëherë është vazhdimisht i zënë, është koha që të bisedoni me të. Gjërat e zakonshme të cilat njerëzit i përdorin si arsyetim për atë se janë të zënë janë shikimi i programeve televizive, videolojërat, përfundimi i punëve të domosdoshme. Disa persona vështirë flasin për problemet, andaj provoni ta vini veten në pozitën e tij, nëse doni ta kuptoni se nëpër çfarë situate po kalon.

2. Shpesh flet për kolegët dhe miqtë

Kjo gjë mund të jetë shenjë që partneri nuk është i lumtur me ju. Kur nuk jeni të kënaqur me lidhjen dashurore, krijoni miqësi të reja dhe dikush tjetër fillon t’ju tërheqë vëmendjen. Mbase për këtë gjë nuk janë të vetëdijshëm, mirëpo aq shumë u përkushtohen miqësive të reja saqë nuk pushojnë së foluri për to.

3. Përgjigjet vetëm me “po” apo “jo”

Nëse provoni të flisni apo ta pyesni diçka, ndërkaq përgjigjet e tij janë vetëm “po” apo “jo”, dhe kjo zgjat një periudhë të gjatë, është tregues që partneri është i palumtur dhe i shmanget bisedës me ju.

4. Më shpesh është me miqtë se sa me ju

Është në rregull të takohet me miqtë, mirëpo nëse më shpesh qëndron me ta se sa me ju, kjo mund të thotë që më nuk është i lumtur dhe nuk dëshiron të kalojë shumë kohë me ju. Do të duhej të ishit ju në plan të parë për të.

5. I shmanget seksit

Nëse përnjëherë fillon t’i shmanget apo nuk dëshiron më të ketë seks me ju, është koha të filloni seriozisht të bisedoni.

6. Çdo gjë e krahason me ju

Keni vëne re që shpesh e krahason lidhjen tuaj me të tjerëve? Nëse është e vërtetë, atëherë ai nuk është i lumtur dhe pret diçka më tepër nga ju. Kur nuk na janë të plotësuara pritjet, bëheni të palumtur.

7. Vazhdimisht jua hedh fajin juve

Kjo është edhe një shenjë që është i palumtur dhe nëse vazhdimisht gjen fajin tek ju dhe fillon grindjen, atëherë është shenjë që shpesh shihet midis çifteve. Biseda mund të ndihmojë.

8. Nuk tregon respekt

Kur të fillojë të sillet ndaj jush pa respekt kjo do të mund të jetë shenjë që është i palumtur. Humbja e befasishme e respektimit nuk është shenjë e mirë dhe do të duhej të merreshit më shumë me të./Revista Who/

Check Also

paraliza e gjumit

Çfarë është paraliza e gjumit dhe pse ndodh?

Çfarë është paraliza e gjumit dhe pse ndodh? Paraliza e gjumit është një fenomen që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *